Politikë

Bardhi: Do të dorëzojmë në Kuvend projektligjin për statusin e Minatorit

Nisur nga protesta e minatorëve, Bardhi tha se PD ka dëgjuar kërkesat e tyre dhe tashmë kanë përgatitur një projektligj.

k.m.
Bardhi: Do të dorëzojmë në Kuvend projektligjin për
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka lajmëruar se nesër në Kuvendin e Shqipërisë, PD do të dorëzojë një projektligj për statusin e minatorëve. Nisur nga protesta e minatorëve, Bardhi tha se PD ka dëgjuar kërkesat e tyre dhe tashmë kanë përgatitur një projektligj.

"Pasi një pjesë e kolegëve kanë patur mundësinë t’i takojnë minatorët, është firmosur pr.ligji për statusin e minatorit. Nesër dorëzohet zyrtarisht në Kuvend,"-tha Bardhi ndër të tjera në fjalën e tij. 

Ndërkohë që Bardhi, bashkë me deputetë të tjerë të opozitës janë mbledhur jashtë Kuvendit të Shqipërisë. Ata tentuan që të futeshin  në sallë sot, por sërish nuk u lejuan nga anëtarët e Gardës së Republikës./ZËRI

Poll

MOS HUMB