Politikë

Bardhi i përgjigjet Bashës: I paburri keqpërdor zonjat

Gazment Bardhi shkruan se ka keqardhje për debatin e zhvilluar sot me kolegët e opozitës, më konkretisht me Flutura Açkën dhe Merita Bakiun.

k.m.
Bardhi i përgjigjet Bashës: I paburri keqpërdor zonjat
Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kthyer përgjigje kryetarit të PD-së zyrtare, Lulzim Basha, pas komentit të këtij të fundit për incidentin e krijuar sot në Kuvend. Në një reagim zyrtar, Bardhi shkruan se ka keqardhje për debatin e zhvilluar sot me kolegët e opozitës, më konkretisht me Flutura Açkën dhe Merita Bakiun. Ndërsa Bashën e cilësoi si një "të paburrë". 

"Vetë rri në shtëpi e kujdeset të shtojë katet në Kulla, ndërkohë që keqpërdor për fasadë të pazareve në kurriz të demokratëve, ndershmërinë e disa zonjave deputete, që vazhdojnë të besojnë gënjeshtrat e tij!,"-tha Bardhi. 

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMNETAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Absolutisht i keqardhur nga debati me kolegë të opozitës! Por, është fakt i njohur që opozita është në një betejë kundër mazhorancës në Kuvend, dhe çdo opozitar duhet të jetë krah nesh në këtë betejë, dhe jo përballë njëlloj si Edi Rama. Tentativa për të provokuar me “normalitet të rremë” i kolegëve të opozitës, nuk mund të jetë kurrë strategjia e një opozitari. Ajo është vetëm strategjia e një të paburri, që vetë rri në shtëpi e kujdeset të shtojë katet në Kulla, ndërkohë që keqpërdor për fasadë të pazareve në kurriz të demokratëve, ndershmërinë e disa zonjave deputete, që vazhdojnë të besojnë gënjeshtrat e tij!

Poll

MOS HUMB