Opinione

Izraeli i vendosur të çojë deri në fund planin, pavarësisht vuajtjes së civilëve

Pavarësisht kritikave të aleatëve dhe organizatave ndërkombëtare, Izraeli duket i vendosur ta çojë deri në fund objektivin 'për të shkatërruar Hamasin me çdo kusht'.

D.XH
Izraeli i vendosur të çojë deri në fund planin,
Gaza 1

GAZA – Në Izrael ka pushime. Shkollat janë larg zonave të luftës dhe qendrat tregtare janë plot. Dyqanet e ëmbëlsirave po mbushen me donutët, që izraelitët pëlqejnë të hanë gjatë Hanukkah, festivali aktual fetar. Përgjatë kufirit të Gazës, zona e njohur nga izraelitët si "zarfi", tanket dhe trupat ushtarake po lëvizin, civilët janë kryesisht gjetkë dhe duket si një zonë lufte.

Në veri, përgjatë kufirit me Libanin, komunitetet janë evakuuar gjithashtu dhe ushtria vazhdon të shkëmbejë zjarr me aleatin më të fortë të Iranit, Hezbollahun. Por vizitorët e rastësishëm mund të jenë në gjendje të mashtrojnë veten se jeta është kthyer disi në normalitet në Izraelin qendror, zona e gjerë e tokës midis Jerusalemit dhe Tel Avivit.

Një kujtesë e mprehtë se sa e gabuar ishte përshtypja se çdo gjë ishte normale më erdhi ndërsa zbrita me makinë për në Tel Aviv. Sirenat e sulmit ajror filluan dhe aplikacioni i alarmit të kuq, që izraelitët kanë në telefonat e tyre, dërgoi paralajmërime, në mënyrë që njerëzit të ndalonin për t'u strehuar. Drejtues të tjerë të mjeteve nxituan për të dalë me shpejtësi nga zona. Në konfuzion e sipër, tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Ne u larguam, ndërsa një grup grash lanë makinën e tyre dhe u përqafuan të tmerruara.  Ende ka shpërthime të forta në Gaza. Një burrë u plagos, në Holon, jashtë autostradës.

Trauma e e izraelitëve

Fakti që Hamasi ende mund të sulmojë Izraelin është provë se ai nuk është i mundur. Përgjigja e shoferëve tregon traumën që Hamasi i ka shkaktuar Izraelit, që është padyshim një lajm i mirë për liderët e Hamasit. Izraeli beson se ata janë diku nën Gaza, në një pjesë të sistemit të tunelit. "Së pari, harroni gjithçka që mendonit se dinit për Izraelin para 7 tetorit. Gjithçka ka ndryshuar," tha Amos Yadlin, një gjeneral-major në pension, ndërsa po përgatiteshim për një intervistë në zyrën e tij në Tel Aviv, me pamje nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit. Yadlin ishte një pilot veteran luftarak, që doli në pension si kreu i inteligjencës ushtarake izraelite. Ne vendosëm ta intervistonim, për të marrë një ide mbi strategjinë e luftës së Izraelit. Në fund gjithçka që ai tha ishte interesante, pasi përshkroi gjendjen shpirtërore në Izrael.

Zoti Yadlin e krahasoi vazhdimisht luftën e Izraelit kundër Hamasit me Luftën e Dytë Botërore. Ai po mbronte numrin e madh të vrasjeve nga Izraeli të civilëve palestinezë në Rripin e Gazës dhe po thoshte se eliminimi i Hamasit ishte jetik për të ardhmen e Izraelit. Duke pasur një referencë për shkatërrimin e Dresdenit në Gjermani nga RAF në vitin 1945, Yadlin tha: "U bombardua Dresdeni me 120,000 njerëz, vranë gra, fëmijë. Ne po përpiqemi të shmangim këtë dëm kolateral. Ne kërkojmë që ata të largohen. Ne kërkojmë që ata të shkojnë në pjesën jugore të Gazës”, tha ai. I kujtova se Izraeli po bombardonte gjithashtu zonat që u kishin thënë palestinezëve se do të ishin të sigurta. Zoti Yadlin këmbënguli se Izraeli po bombardonte Hamasin, jo civilët. "Jo, ne nuk i bombarduam. Ne bombarduam objektivat e Hamasit. Vetëm objektivat e Hamasit dhe Hamasi i përdor ato si mburojë njerëzore", shtoi gjenerali.

Ai hodhi poshtë kritikat e administratës së Bidenit në SHBA se Izraeli po vriste shumë civilë palestinezë. Ai tha se Izraeli ishte më i kujdesshëm në shmangien e viktimave civile sesa kishin qenë SHBA dhe Britania e Madhe, kur ata po bombardonin grupet xhihadiste në Siri dhe Irak. Interpretimi i tij nuk është i njëjtë me ato të ish-gjeneralëve, të përfshirë në luftërat në Irak dhe Afganistan. Një oficer i lartë britanik më tha se ishte i tmerruar nga përbuzja e Izraelit për ligjet e luftës, që parashohin mbrojtjen e civilëve. Ai tha se kjo gjë nuk do të lejohej në ushtrinë britanike.

Izraeli i vendosur të çojë deri në fund planin,
Ushtaret izraelite ne enklave

Amos Yadlin, i cili ende këshillon pasardhësit e tij në ushtrinë izraelite, beson se Izraelit i duhet më shumë kohë për të arritur objektivat e tij ambicioze në Gaza. Ushtria izraelite dëshiron të shpëtojë pengjet e saj, të vrasë liderët e Hamasit, ta asgjësojë atë si një formacion ushtarak, që mund të kërcënojë izraelitët dhe të shkatërrojë kapacitetin e Hamasit për të qeverisur. Theksova se ndoshta nuk ishte ide e mirë nga SHBA, që të mos ketë armëpushim në Gaza. “Armëpushimi nuk është ide e mirë”, thotë gjenerali izraelit.

Vrasja e civilëve nuk po shqetëson shumë Izraelin

Izraeli ka një ushtri jashtëzakonisht të fuqishme dhe mbështetjen e SHBA-së. Me gjithë bindjen e saj të thellë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të shkatërrojë Gazën për të çrrënjosur Hamasin, aleatët si dhe kritikët janë të tmerruar nga mënyra se si ka vrarë më shumë se 18,000 palestinezë, nga të cilët ndoshta gjysma ishin fëmijë.

Izraeli ka zbuluar gjithashtu, siç paralajmëruan amerikanët dhe të tjerët, se luftimi i një armiku të vendosur dhe të përgatitur në një zonë të ndërtuar, është një nga punët më të vështira ushtarake. Megjithatë, siç tregoi Amos Yadlin, izraelitët duken të vendosur të përtypin kritikat për të arritur objektivat e tyre. Pas kësaj, vjen çështja e mprehtë për qeverisjen dhe rindërtimin e Gazës. Zoti Yadlin tha se nuk do të kishte pushtim të gjatë të Gazës nga Izraeli, por nuk përjashtohet edhe mundësia e okupimit./BBC - ZËRI/

Poll

MOS HUMB