Politikë

Bardhi rikthen në grupin e PD të gjithë të përjashtuarit e Bashës, mes tyre dhe Berishën

Tashmë, pjesë e grupit të PD do të jenë edhe deputetët e Rithemelimit

E.K
Bardhi rikthen në grupin e PD të gjithë të
Gazment Bardhi

TIRANË- Me vendim të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, janë rikthyer në këtë grup të gjithë deputetët e Rithemelimit, që ishin përjashtuar më herët nga Lulzim Basha. Kështu dhe vetë Berisha, që gjendet nën masën e arrestit të shtëpisë, tashmë do të jetë sërish pjesë e grupit parlamentar demokrat.

Në disa mbledhje të grupit të PD ka pasur kërkesa nga deputetë të Rithemelimit që të revokoheshin vendimet e përjashtimit. Mes deputetëve që rikthehen në grup është edhe Sali Berisha, i cili është pezulluar nga grupi që në shtator të vitit 2021.

DEPUTETET QË DO TË RIKTHEHEN

1.Greta Bardeli;
2.Ina Zhupa;
3 Isuf Çela;
4.Asllan Dogjani;
5.Bujar Leskaj;
6.Edi Paloka;
7.Kastriot Piroli;
8.Lindita Metaliaj;
9.Ludovik Hasanaj;
10.Sorina Koti;
11.Tomorr Alizoti.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ju njoftoj se në mbledhjen e Grupit të datës 03 Prill 2024, në përputhje me neneve 15 dhe 16 të Rregullores së Kuvendit, si dhe Rregullores sẽ Brendshme të Grupit Parlamentar, është vendosur "Revokimi i te gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj Legjislature". Për këtë arsye, të gjithë deputetët që janë vetëdeklaruar në nisje të kësaj Legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar, rikthehen/konsiderohen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga  data 3 Prill 2024. Në këtë kushte, në mbështetje të nenit 16 të Rreguulores së Kuvendit, lutem të pasqyrohet ky ndryshim i përbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në organet e Kuvendit" shkruhet në letrën e Bardhit që  përmban datën 9 prill 2024”, thuhet në kërkesën e Bardhit lexuar nga Lindita Nikolla. 

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB