
TIRANË- Analisti Baton Haxhiu ka lajmëruar një aksion të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. I ftuar në emisionin "Opinion", analisti Haxhiu tha se do të ketë goditje të forta ndaj korrupsionit nga SPAK-u, duke zbuluar edhe për kë institucion bëhet fjalë. Sipas tij, aksioni kundër korrupsionit do të zhvillohet në Bashkinë e Tiranës.
“SPAK-u është produkt i bashkësisë ndërkombëtare dhe për arsye se SPAK do ta derivojë liderin e ardhshëm opozitar. Këta nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë punë. Kjo opozitë ja ka dhuruar Ramës këto 2 mandate. Unë mendoj që mandati i ardhshëm do ta vendosë Shqipërinë në një situatë të vrazhdë, as nuk besoj që do ketë zgjedhje në 2029, as nuk besoj që qeverisja do jetë kaq e lehtë sa është tani. Për dy arsye; për shkak të korrupsionit që ka kaluar normat do goditet nga njerëzit që janë brenda SPAK. Do e shihni javën e ardhshme dhe javët në vijim. Shikoni veç çfarë do ndodhë me Bashkinë e Tiranës,”- tha analisti Baton Haxhiu.
Por ndër të tjera nuk ka dhënë asnjë detaj se për çfarë aksioni bëhet fjalë dhe se kush janë emrat e "targetuar" nga SPAK./ZËRI