Politikë

Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet në Himarë/ Bardhi: E turpshme! Shkeli Kushtetutën

Sipas Bardhit, Begaj ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

E.K
Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet në Himarë/
Bajram Begaj dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e ka cilësuar të turpshëm vendimin e Presidentit Bajram Begaj, i cili dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet në bashkinë e Himarës. Sipas Bardhit, Begaj ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Gazment Bardhi: Çfarë turpi për Pesidentin e Republikës që shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës./ZËRI

Poll

MOS HUMB