Politikë

Beleri kërkoi ngritjen e shkollës së mesme në gjuhën greke, Tavo: Do vlerësohet

Tavo u shpreh se çdo gjë është kompetencë e Bashkisë, do vlerësohet dhe do zgjidhet konform ligjeve të shtetit shqiptar.

f.t
Beleri kërkoi ngritjen e shkollës së mesme në gjuhën
Vangjel Tavo

TIRANË-Kryetari i ri i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo në intervistën e parë të dhënë pas marrjes së mandatit, ka folur rreth prioriteteve dhe punëve që duhen zgjidhur në tre vitet që e presin në detyrë. Ndër të tjera Tavo ka komentuar edhe kërkesën e ish-kryebashkiakut Fredi Belerit në lidhje me hapjen e një shkolle të mesme në gjuhën greke. Tavo u shpreh për Top Channel se çdo gjë është kompetencë e Bashkisë, do vlerësohet dhe do zgjidhet konform ligjeve të shtetit shqiptar.

Elda Menga: Ndërkohë një shkrim pas fitores tuaj e ka bërë dhe Fredi Beleri nga burgu ku ka pasur disa kërkesa për ju, duke nisur nga më kryesorja dhënia e titujve të pronësisë, ngritja e një shkolle të mesme për minoritarët në Himarë dhe ngritja e një shkolle turizmi.

Tavo: Çështja e dhënies së titujve është një angazhim personal i kryeministrit z.Rama ka nisur procesi i certifikimit të pronave dhe do përfundojë ditën që do ta marrë dhe banori i fundit i Himarës certifikatën e vet. Duke pasur parasysh çdo gjë tjetër që z.Beleri thekson padyshim që çdo gjë që është kompetencë e Bashkisë do vlerësohet dhe do zgjidhet konform ligjeve të shtetit shqiptar.

Menga: Kur të uleni në karrigen e kryetarit të bashkisë Himarë, cila do jetë detyra juaj e parë i juaji?

Tavo: Sigurisht prioritet është turizmi, ka dhe shumë punë të tjera që duhen zgjidhur, por turizmi është prioritet i prioriteteve.

Vangjel Tavo fitoi me një diferencë me 1477 votash kundrejt kandidatit rival të koalicionit "Bashkë Fitojmë' në opozitë, Petro Gjikuria. Gjithsej, kandidati socialist numëroi në emrin e tij 5022 vota, pra 58.62%, ndërkohë Petro Gjikuria ka marrë 3545 vota, 41.38%./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB