Politikë

'Përfitoi miliona nga Buxheti i Shtetit"/ PD mocion për heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj

Grupi Parlamentar i PD-së njofton se provat në lidhje me përfitimin nga kompanitë e Sinajt do të dorëzohen zyrtarisht gjatë javës në Kuvend.

f.t
'Përfitoi miliona nga Buxheti i Shtetit"/ PD mocion për
Vullnet Sina

TIRANË-Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do t’i kërkojë Kuvendit të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist, Vullnet Sinaj. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, PD thotë se nga verifikimi i të dhënave të thesarit të shtetit, rezulton se deputeti Sinaj në kundërshtim flagrant me nenin 70, pika 3 e Kushtetutës, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës ku ushtron edhe mandatin e deputetit.

"Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do ti kërkojë Kuvendit të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sina. Nga verifikimi i të dhënave të thesarit të shtetit, rezulton se deputeti Sina në kundërshtim flagrant me nenin 70, pika 3 e Kushtetutës, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës ku ushtron edhe mandatin e deputetit. Deputeti Vullnet Sina i shpallur si “deputet kampion” nga Edi Rama në Kongresin e fundit të Partisë Socialiste, rezulton se qënka kampion në përfitimin e parave publike në kundërshtim flagrant me Kushtetutën. Mocioni, së bashku me të gjitha provat që kompanitë e tij kanë përfituar pagesa miliona lekshe, në mënyrë të vijueshme nga Buxheti i Shtetit, është duke u përgatitur dhe do të dorëzohet gjatë kësaj jave zyrtarisht në Kuvend,"-thuhet në deklaratë.

'Përfitoi miliona nga Buxheti i Shtetit"/ PD mocion për
DOKUMENTI

Grupi Parlamentar i PD-së njofton se provat në lidhje me përfitimin nga kompanitë e Sinës do të dorëzohen zyrtarisht gjatë javës në Kuvend./ZËRI

Poll

MOS HUMB