Politikë

'BF' bashkon votat me PS-në dhe Tom Doshin në Malësinë e Madhe, miratojnë buxhetin

Në total buxheti mori 25 vota, nga 16 që duheshin për miratim. Kundër kanë votuar vetëm 4 këshilltarë të Partisë Demokratike zyrtare, ndërsa 2 këshilltarë bashkiakë nuk ishin të pranishëm në mbledhje. 

E.K
'BF' bashkon votat me PS-në dhe Tom Doshin në
Foto nga mbledhja

MALËSI E MADHE- Këshilltarët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë bashkuar këtë të enjte votat me këshilltarët bashkiakë të Partisë Socialiste dhe atë Social Demokrate të Tom Doshit dhe kanë miratuar buxhetin e vitit 2024 për Bashkinë e Malësisë së Madhe.

Në total buxheti mori 25 vota, nga 16 që duheshin për miratim. Kundër kanë votuar vetëm 4 këshilltarë të Partisë Demokratike zyrtare, ndërsa 2 këshilltarë bashkiakë nuk ishin të pranishëm në mbledhje. 

Miratimi i buxhetit të vitit 2024 ka shkaktuar debate të forta në Këshillin Bashkiak të Malësisë së Madhe, i cili dominohet me shumicë nga këshillatërët e PSD-së, të cilët dhe kanë qenë kundër. Në mbledhjen e fundit të mbajtur më 8 janar, buxheti nuk kaloi./ZËRI

Poll

MOS HUMB