
TIRANË- Bashkimi i Gazment Bardhit me Sali Berishën, pas akuzave të forta që i bënë njëri tjetrit, ka lënë pas edhe një pikëpyetje të madhe, cili do të jetë raporti që Partia Demokratike e përfaqësuar prej tyre do të mbajë me Prokurorinë e Posaçme.
Pasi në njërën anë, prej momentit të nisjes së hetimeve ndaj tij, Sali Berisha e ka etiketuar SPAK si një organizatë kriminale, në anën tjetër Bardhi e mbështet Prokurorinë e Posaçme, dhe një pjesë tjetër, më ekstremiste, si Flamur Noka, paralajmërojnë se me ardhjen e tyre në pushtet do ta shkrijnë fare këtë strukturë.
Deklarata e Nokës është bërë mbrëmjen e djeshme në emisionin e moderatores Grida Duma, ku deputeti demokrat tha se ata do ta shkrijnë fare SPAK-un, menjëherë sapo të vijnë në pushtet.
“Do ta shkrijmë SPAK-un”, shprehet Noka, edhe pse në fakt një gjë e tallë duket një marrëzi, e thënë nga goja e një deputeti, pasin Reforma në Drejtësi ka qenë kryefjala e jetës politike dhe publike në Shqipëri, që prej votimit me shumicë absolute në Kuvend.
Jo vetëm shteti shqiptar, por edhe faktori ndërkombëtar është investuar fuqishëm në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri, që të paktën në dy vitet e fundit kanë nisur të prodhojnë rezultat, me arrestimin dhe vendosjen para drejtësisë të zyrtarëvë të lartë, përfshirë ish-ministra apo kryebashkiakë.
/ZËRI