Politikë

Berisha vendoset në 'arrest shtëpie', Rama komenton nga Kryeministria: Nuk shoh ëndrra se si dënohen njerëz

"Ëndrrat e mia janë më të mëdha se të lidhur me persona të caktuar. Nuk shoh ëndërr se si dënohen njerëz."

f.t
Berisha vendoset në 'arrest shtëpie', Rama komenton nga
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e GJKKO për të lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, ish-kryeministrit Sali Berisha. Rama në një konferencë për mediat, ka deklaruar se ai nuk merret me dike që është shpallur non- grata nga SHBA-ja. 

Rama: Për non-gratën nuk kam asnjë koment. Nuk merrem me dikë që është shpallur non-grata nga SHBA. E kam thënë që në krye të herës. Ëndrrat e mia janë më të mëdha se të lidhur me persona të caktuar. Nuk shoh ëndërr se si dënohen njerëz. Nuk kemi asnjë arsye që të mendojmë për këtë ne kemi shumë punë për të bërë Shqipëria nuk ka shumë kohë për humbur dhe ne jemi mazhoranca dhe jemi e vetmja forcë që mund ta çojë këtë vend para. Për 1001 arsye zgjedhjet e ardhshme do të konfirmojnë këtë mazhorancë.

Ndërkohë Rama theksoi se arrestimi i një pjesëtari në një partie nuk është kurrë fitorja e një partie kundërshtare. /ZËRI

Poll

MOS HUMB