Politikë

Berisha pas vendimit të Kuvendit: Opozita nuk do të shkatërrohet, Rama hyri nga vrima e miut

Ai garantoi se opozita do të mobilizohet ndërsa e quajti kryeministrin të frikësuar që "hyn në Parlament nga vrima e miut". 

f.g
Berisha pas vendimit të Kuvendit: Opozita nuk do të shkatërrohet,
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tashmë është një deputet pa imunitet parlamentar. Në dalje të ambienteve të Kuvendit, ku u votua me 75 vota pro arrestimit të tij, Berisha tha shkurtimisht para gazetarëve se ky vendim nuk ka për ta dobësuar opozitën. Ai garantoi se opozita do të mobilizohet ndërsa e quajti kryeministrin të frikësuar që "hyn në Parlament nga vrima e miut". 

"Parlamenti sot vazhdoi veprën që nisi më 9 shtator, por nëse dështoi më 9 shtator ju garantoj se sot do të jetë më i dështuar se kurrë. Ky vendim nuk do të shkatërrojë dot opozitën por ky vendim do të mobilizojë opozitën nën moton "o sot o kurrë". Ajo që mund të them nga dita e sotme nga klandestiniteti përfundoi në Parlamentin e vrimës së miut. Edi Rama nuk hyri sot nga dyertë zyrtare por nga tunelet që ka hapur dhe lidhin Parlamentin me zyrën e Skënder Gjinushit. Pra nga vrima e miut. Opozita do të qëndrojë e pamposhtur. "-tha Berisha./ZËRI

Poll

MOS HUMB