Politikë

Berisha ‘takon’ shqiptarët në Londër: Ju luani një rol përcaktues në zgjedhjet e ardhshme, Ramën priteni me vezë dhe domate

Berisha u bëri thirrje shqiptarëve, veçanërisht atyre që jetojnë jashtë vendit, për t'u angazhuar në zgjedhjet e ardhshme me qëllim që të mbështesin opozitën dhe të punojnë për ndryshimin e regjimit aktual, të cilësuar si një "narkoshtet".

F.m
Berisha ‘takon’ shqiptarët në Londër: Ju luani
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

BRITANI E MADHE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në një bashkëbisedim live me shqiptarë dhe aktivistë të diasporës në Londër.  Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Floriana Garo, anëtare e kryesisë së PD, Alfred Lela, drejtor i komunikimit në PD si edhe Besart Xhaferri, kryetar i FRPD. Berish fillimisht falenderoi qytetarët e të gjitha moshave mirëpritën liderin opozitar, dhe u kërkoi atyre votën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Berisha u bëri thirrje shqiptarëve, veçanërisht atyre që jetojnë jashtë vendit, për t'u angazhuar në zgjedhjet e ardhshme me qëllim që të mbështesin opozitën dhe të punojnë për ndryshimin e regjimit aktual, të cilësuar si një "narkoshtet".

Berisha e cilësoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama, si një diktaturë që shkel të drejtat demokratike dhe përdor taktika të frikësimit dhe korrupsionit për të ruajtur pushtetin. Kryeministrin, Berisha u tha që ta prisnin me vezë dhe me domate kur të shkonte t’i takonte në Londër.

Fjala e Berishës:

Ju keni mision të luani një rol përcaktues në zgjedhjet e ardhshme, në fitoren e opozitës arkivimit të narkoshtetit. E një shteti që nuk njeh asnjë parim përveç vjedhjes dhe frikësimit të shqiptarëve.

Kjo është një diktaturë, miqtë e mi, është vendi me të burgosur politikë më shumë se Bjellorusia dhe Rusia. Në Shqipëri lider të partive kryesore opozitare janë të arrestuar.

Ne, të gjithë sëbashku do t’i japim Edi Ramës përgjigjen që meriton. Ky është një armik i egër i kombit dhe unë ju them ju, se në histori asnjë pushtues, asnjë diktaturë nuk ka dëbuar nga Shqipëria shqiptarët se sa regjimi i Edi Ramës. Me program, me qëllim, vetëm e vetëm që të mbeten sa më pak kundërshtarë të tij në Shqipëri.

Vetëm në hapësirën e Shengenit para një muaji u njoftua se kanë ikur para një muaji 1.9 milionë shqiptarë. Duhet t’i gjejmë kudo që janë të votojnë për vendin e tyre, për shpëtimin e Shqipërisë.

Betejë me votën e lirë të shqiptarëve kudo që janë. Edi Rama do vijë në Londër, me vëzë dhe domate. Edi Rama është bërë për Kosovën, një armik po kaq i egër sa Vuçiç, është bërë vëlla me Vuçiçin, argat i Vuçiçit. Ka vendosur sanksione ndaj Kosovës, i pari që vendosi sanksione ndaj Kosovës. A mund të imagjinoni ju, u përpoq të rrëzojë qeverinë e Kosovës.  Sot, është trefishuar mjerimi, varfëria e skajshme, sepse paratë grabiten dhe plaçkiten.

 

Poll

MOS HUMB