Politikë

Çfarë fiton opozita nga bllokimi i Kuvendit? Berisha shpalos ‘planin B’: Boll duruam!

Lideri i demokratëve pati dhe një irritim me gazetarët, në momentin kur ata e pyetën se çfarë fiton opozita nga bllokimi i jetës parlamentare, ndërkohë që nuk e përjashtoi mundësinë që deputetët e oppozitës të ngujohen në sallën e Kuvendit

E.K
Çfarë fiton opozita nga bllokimi i Kuvendit? Berisha shpalos
Sali Berisha duke folur nga Kryesia e Kuvendit

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, ku deputetët e opozitës vijojnë bllokimin e komisioneve dhe jetës parlamentare. Sipas Berishës deputetët e opozitës në rast se nuk kanë fuqi që të propozojnë dhe të miratojnë ligje, apo të kenë akses në kontrollin e qeverisë, e kanë të kotë prezencën e tyre në Kuvend. Berisha akuzoi kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, që sipas tij shkel rregulloren dhe kushtetutën për t’i shërbyer Edi Ramës. Berisha tha se në planin e opozitës në rast se mazhoranca nuk reflekton për kërkesat e tyre, mund të jetë dhe ngujimi në Kuvend. 

"Në mënyrën më të përsëritur kam lajmëruar zonjën se po shktaërron parlamentin, duke shkelmuar rregulloren dhe kushtetutën në mënyrë të përditshme. Pas një durimi të stërzgjatur të deputetëve të opozitës erdhi një moment kur qenia e tyre në parlament ishte absolutisht fiktive, kur 600 mijë votues kishin zero përfaqësim në Kuvend. Deputetëve të opozitës iu mohohet e drejta për të bërë ligje.

Janë 31 nisma ligjore të deputetëve të opozitës që janë rrëzuar me shumicë votash nga kjo mazhorancë. Ligji për minimumin jetik për shembull ishte një iniciativë plotësisht e domosdoshme, heqja e parashkrimit për kryeministrin. Edi Rama nuk i lejon që të dërgohen as në sallën e Kuvendit dhe as në Komisione, a ka gjë më absurd që të privosh deputetët nga e drejta ligjbërëse.

Këtë të drejtë në Kushtetutë e ka Kryeministri i vendit, deputetët dhe 20 mijë qytetarë. Linda e Parlamentit ia heq këtë të drejtë deputetëve. Opozita ka dorëzuar firmat, për 8 Komisione Parlamentare, janë mohuar që të teta. Atëherë pse janë deputetët e opozitës në Parlament, a nuk janë për të kontrolluar qeverinë dhe aktivitetet e saj?", deklaroi Berisha. 

Lideri i demokratëve pati dhe një irritim me gazetarët, në momentin kur ata e pyetën se çfarë fiton opozita nga bllokimi i jetës parlamentare, ndërkohë që nuk e përjashtoi mundësinë që deputetët e oppozitës të ngujohen në sallën e Kuvendit.

Çfarë fitoni nga bllokimi i komisioneve parlamentare?

Berisha: Ne nuk mund të rrimë në parlament si rrogëtarë, sot grupi bllokoi mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, në mënyrë që të dëgjohen kërkesat tona. Këto po i bën Edi Rama, të zbatojë Kushtetutën dhe rregulloren, dhe në këto kushte ne nuk po e braktisim Kuvendin. Ne po e respektojmë institucionin e Kuvendit.

A ka një plan B, PD?

Berisha: Një gjë ju siguroj ju dhe shqiptarëve, çdo opsion përfshirë dhe ngujimi është i mundshëm. Ne nga parlamenti nuk largohemi.

PS kallëzon në SPAK Nallbatin

Berisha: Asgjë tjetër më shumë sesa ia dërgoi një organizate tjetër kriminale, që vepron nën këmbët e Edi Ramës, me lidhje me bandar dhe me krimin. Ta dijë Edi Rama që ne nuk dorëzohemi, deputetët do të jenë aty ku i thërret detyra dhe ku e kanë vendin.

Gjatë paradites së sotme, opozita bllokoi mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që do të mbahej në Kryesinë e Kuvendit, e cila është shtyrë për në orën 13:00. Deputetët e opozitës kanë pranuar se do të jenë sërish aty në atë orar, dukshëm për të bllokuar sërish mbajtjen e kësaj mbledhje, ku sot do të raportonte Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete. /Zëri.ai

Poll

MOS HUMB