Politikë

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste kallëzon në SPAK, Bledion Nallbatin

Në kallëzimin e depozituar sot në SPAK, PS akuzon Nallbatin se ka goditur për shkak të detyrës kolegun e tyre, deputetin e qarkut të Vlorës, Vullnet Sinaj. 

k.m.
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste kallëzon në SPAK, Bledion
Momenti i grushtimit në Kuvend

TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kallëzuar në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, deputetin e Partisë Demokratike, Bledion Nallbati. Në kallëzimin e depozituar sot në SPAK, PS akuzon Nallbatin se ka goditur për shkak të detyrës kolegun e tyre, deputetin e qarkut të Vlorës, Vullnet Sinaj.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste kallëzon në SPAK, BledionGrupi parlamentar i Partisë Socialiste kallëzon në SPAK, Bledion

"Provohet qartë se 4 elementët përbërës të veprës penale "goditje për shkak të detyrës" janë plotësuar në mënyrë kumulative, për këto arsye sa përshkruam më sipër, ka të dhëna të mjaftueshme për të filluar ndjekjen penale ndaj Z.Bledjon Nallbati për shkak të konsumimit të veprës penale të "goditjes për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal,"-shkruan në kallëzimin e depozituar, kreu i grupit parlamentar, Bledi Çuçi.  

Shkresat e publikuara në rrjetin e tij social, Çuçi i ka shoqëruar edhe me një mesazh, duke theksuar se maxhoranca nuk do ta tolerojë dhunën, ndërsa fton organet ligjzbatuese që të ushtrojnë detyrën e tyre dhe të nisin hetimet lidhur me veprimet e Nallbatit. 

"Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina. Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin. Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t'i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament,"-shkruan ai.

Në seancën plenare të të hënës, opozita bllokoi Foltoren, kështu që deputetët e maxhorancës e morën fjalën nga vendi. Të vendosur për t'i ndalur, deputetët e Partisë Demokratike shkonin dhe iu hiqnin kartat nga mikrofoni, e teksa Nallbati shkoi tek Sinaj, ky i fundit e shtyu. Kaq mjaftoi për të nisur një përplasje fizike mes tyre, ndërsa Nallbati e ka qëlluar me grushta. 

Si pasojë e sjelljes së tij gjatë seancës parlamentare, Nallbati është përjashtuar 10 ditë nga punimet e Kuvendit, ndërsa lidhur me ngjarjen, ka zgjedhur që të mos e komentojë gjatë. Ndërsa vetë Sinaj tha se e kishte falur kolegun, por shtoi se nëse grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të ndërmerrte ndonjë vendim tjetër (si në rastin e kallëzimit në SPAK), ai do t'i mbështeste. 

"Zëri.ai" ka kontaktuar me të dy deputetët por ende nuk ka asnjë koment nga të dyja palët, ndërkohë që trazirat me opozitën vazhdojnë ende në Kuvend. Edhe sot, deputetët e përjashtuar janë futur forcërisht në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB