Politikë

Bordi i Paqes mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës ndërkombëtare

Lajmi është bërë me dije përmes një postimi në faqen zyrtare të Bordit në "X", ku theksohet se Bordi i Paqes mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese të organizatës ndërkombëtare.

zh.ll
Bordi i Paqes mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese e
Shqipëria në Bordin e Paqes

TIRANË- Shqipëria është tashmë zyrtarisht anëtare e Bordit të Paqes. Lajmi është bërë me dije përmes një postimi në faqen zyrtare të Bordit në "X", ku theksohet se Bordi i Paqes mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese të organizatës ndërkombëtare.

"Bordi i Paqes e mirëpret Shqipërinë si një anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje", shkruhet në postim.

Në seancën e 22 janarit, Kuvendi miratoi projektligjin për aderimin e Shqipërisë në "Bordin e Paqes" me 110 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Opozita gjithashtu bashkoi votat me mazhorancën për të votuar nismën e ndërmarrë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump./ZËRI

Poll

MOS HUMB