TIRANË- Seanca ka vijuar me debate, ku deputeti socialist Pandeli Majko, iu përgjigj Bardhit duke i thënë se opozita po bën lëvizje anti-sistem, të cilat i kanë nxjerrë nga sistemi. Nga ana e tij kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi i ka përsëritur se po e akuzojnë opozitën për diçka që e ka bërë Rama.
Majko: SPAK-u është SKAP apo organizatë kriminale, apo duhet përkrahur në luftën e tij kundër korrupsionit. Doni të bëni revolucion nga rruga. Nëse sot rënkoni pse u tërhoqët nga zgjedhjet ishte një lëvizje anti-sistem. Të gjitha lëvizjet anti-sistem ju kanë nxjerrë nga sistemi. Njerëzit nuk duan të shohin aventurierë në krye të shtetit që nuk dinë se çfarë duan, dinë vetëm ti hypin kalit të pushtetit. Asnjë nga ne nuk ka sulmuar SPAK, ta godasë atë si organizatë kriminale, pse sepse ne respektojmë sistemin legal në Shqipëri. Ju keni vendosur të punoni jashtë sistemit, ju nuk keni të ardhme.
Bardhi: Ju fshiheni disfatën e paskemi ne. Ju na akuzoni ne për Rai-n, kur e bleu Rama. Zgjohuni nga gjumi e kuptoj që jeni të tronditur por hallet mbajini për vete mos ja u transportoni qytetarëve. Të mos fshihet si frikacak, Rama të vijë në Kuvend dhe të përballet me opozitën dhe qytetarët.