
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike (të vulës), Lulzim Basha në një deklaratë para nisjes së seancës së sotme parlamentare, është pyetur edhe për sulmet e fundit ndaj tij nga tashmë presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Para mediave, Basha u shpreh fillimisht se nuk i ka parë fare sulmet e Metës, por shumë shpejt e ndryshoi versionin e tij. Pasi kur i kujtuan se zëdhënësja e PD-së e kishte sulmuar Metën dhe ai ishte kundërpërgjigjur, Basha u "kujtua".
Më pas, ai la të kuptohet se i ka ndjekur deklaratat e Metës duke shtuar se kishte qeshur me disa miq teksa ndiqte zhvillimet e Konventës së Partisë së Lirisë.
PJESË NGA PRONONCIMI:
Pyetje: Meta sulmoi pak SPAK-un, por më shumë ju, si i patë?
Basha: As nuk i pashë fare.
I komentuat me zëdhënësen e partisë?
Basha: Ajo flet në emër të PD, miqtë që isha në Itali dhe unë e dimë arsyen. Qeshëm me performancën e mjerueshme, por nuk presim asgjë nga ai, apo nga ata zëdhënësin e të cilëve bën. E ka problemin jo thjesht me Lulzim Bashën, por me modelin që ne përfaqësojmë, fundin e lojrave në kurriz të shqiptarëve./ZËRI