Politikë

Debate te "Ligjet" për Territorialen/ Drafti i PD në rend dite? Manja: S'e kam në tryezë, Korreshi: S'po bëjmë byrek

Mazhoranca po avancon me propozimin e saj për reformën e re territoriale, që parashikon kalimin nga 61 në 46 bashki, ndërsa opozita ka depozituar propozimin me 100 bashki dhe ka kërkuar të që të futet në diskutim.

zh.ll
Debate te "Ligjet" për Territorialen/ Drafti i PD në rend
ulsi manja-saimir korreshi

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka nisur shqyrtimin e nismës për hartën e re territoriale të vendit, teksa debatet u shoqëruan me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës. 

Mazhoranca po avancon me propozimin e saj për reformën e re territoriale, që parashikon kalimin nga 61 në 46 bashki, ndërsa opozita ka depozituar propozimin me 100 bashki dhe ka kërkuar të që të futet në diskutim. Kërkesa e tyre është rrëzuar pas 3 orësh diskutime mes palëve, çka ka shktuar tensione dhe debate mes tyre. 

Deputeti demokrati Oerd Bylykabashi kërkoi që të dyja nismat të trajtohen në të njëjtën procedurë, si dhe propozimi i opozitëës të kalojë përmes konsultimit publik. 

“Nisma juaj dhe nisma jonë, duhet të bashkohen. Duhet të bëhet edhe për nismën tonë procedurën e konsultimit publik që bëtë për draftin tuaj. Ju vratë konsensus se donit të nxirrnit hartën tuaj me 46 bashki. Bashkoni nismën tuaj legjislative, bashkoni dy nismat dhe bëni procedurë të njëjtë”, tha deputeti demokrat.

Nga ana tjetër, kreu i Komisionit Ulsi Manja, deklaroi se procedura do të vijojë mbi projektligjin e paraqitur nga Partia Socialiste, duke theksuar se nisëm e opozitës ende nuk e kanë në tryezë.

“Silleni nismën tuaj, kur ta kemi në tavolinë do flasim. Ky komision do të vijojë me shqyrtimin e projektligjit të sjellë nga Partia Socialiste”, u shpreh Manja.

Deputeti demokrati Saimir Korreshi mori pjesë gjithashtu në debate. Ai ironizoi mënyrën dhe shpejtësinë me të cilën po trajtohet reforma.

“Po se Byrek është ky, nga ata të ngrirët që e fut në furrë e del për 4 minuta? Kjo nuk bëhet më një ditë. Edhe Diella me AI të kishte ardhur, nuk do ishte bërë. Nuk mund t’ua themi këtë shqiptarëve. Është dhe ky varianti ynë tjetër. I mirë i keq, le ta shohim. Duhet dëgjuar varianti tjetër”, deklaroi Korreshi.

Drafti i mazhorancës parashikon shkrirjen e 15 bashkive, kalimin nga 61 në 46 bashki. Ndërsa nga ana tjetër, drafti i opozitës parashikon 100 bashki./ZËRI

Poll

MOS HUMB