Politikë

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon ekzekutivi, Thesari nuk e hap derën...

Rama shprehet se vetë Gjykata Kushtetuese është në pritje të parlamentit dhe nuk hap vetë derën e Thesarit të Shtetit.

F.I
Debati për pagat e gjyqtarëve/ Rama: Secili institucion në vendin
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngërçin për pagat e gjyqtarëve. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë caktuan vetë pagat referuese për magjistratët duke zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi Kuvendi vonoi ndryshimet ligjore. KLGJ dhe KLP kishin parashikuar zbatimin e saj nga 1 gushti 2026. Megjithatë, pavarësisht përllogaritjeve dhe urdhrave për pagesë, ekzekutimi financiar nuk është kryer për pjesën më të madhe të sistemit të drejtësisë. 

Duke ndarë një video nga fjala e Ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, Rama shprehet se vetë Gjykata Kushtetuese është në pritje të parlamentit dhe nuk hap vetë derën e Thesarit të Shtetit. Kreu i qeverisë deklaron se çdo institucion duhet të jetë në vendin e vet, duke bërë të ditur se fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon pushtetit ekzekutiv dhe e miraton pushteti legjislativ.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Edi Rama: Secili institucion në vendin e vet. Fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon pushtetit ekzekutiv dhe e miraton pushteti legjislativ. E kur vetë Gjykata Kushtetuese pret parlamentin të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit dhe nuk kuturiset të hapë vetë derën e thesarit të shtetit, çdo koment tjetër është në rastin më të mirë humbje kohe dhe në më të keqin as mos e pyet se ç’është…

Lidhur me debatin mes ekzekutivit dhe gjyqësorit, ministri i drejtësisë Toni Gogu theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve është i detyrueshëm për t’u zbatuar, por aktualisht mungon baza ligjore për formulën e pagës. Ai tha se boshllëku do të plotësohet në sesionin e ri parlamentar, duke theksuar se zgjidhja duhet të vijë nga Kuvendi dhe jo nga përplasja mes institucioneve.

KLGJ vendosi me 9 vota pro dhe asnjë kundër, që paga referuese e gjyqtarëve të rritet me 65.600 lekë, duke nisur nga 1 gushti 2026. Paga referuese do të shkojë në 222.425 lekë, nga 156.800 lekë që ishte më parë, pa përfshirë shtesën prej 14 mijë lekësh për nivelin e kualifikimit. Ndërkohë KLP vendosi që paga referuese të jetë 222.425 lekë, së cilës i shtohen edhe 14 mijë lekë për nivelin e kualifikimit. Baza e përllogaritjes shkon në 236.425 lekë.

Poll

MOS HUMB