Politikë

Deklarata e fortë e Arben Ahmetajt: Më thanë Edi Rama të vret...

Ahmetaj pretendon se Rama i ka lëshuar njerëz gjatë kohësh që ka qenë në Tiranë për ta eleminuar atë ose familjarë të tij

f.t
Deklarata e fortë e Arben Ahmetajt: Më thanë Edi Rama të
Arben Ahmetaj

TIRANË-Ish-krahu i djathë i Edi Ramës, Arben Ahmetaj, ka bërë një deklaratë të fortë se dikush i ka thënë që të heshte sepse Rama të vret. Ish-zëvendëskryeministri, i ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, ka aluduar se Rama i ka lëshuar njerëz gjatë kohësh që ka qenë në Tiranë për ta eleminuar atë ose familjarë të tij.

Ahmetaj: Po unë kam dhe telefona. Shiko mos u merr me atë se ai është Kim Jongu, ai të vret, ai ... Kë vret. Bujrëm, le ti lëshojë, siç i lëshoi në Tiranë. Se këta duan të bëjnë fajtor... ej, 10 miliardë tendera ke bërë ti dhe Belinda, 6 të ka bërë  ai tjetri, 3 ajo tjetra. Zero unë. Aa e di kryeministri, ta çojmë këtë në të s’ëmës. E di kryeministri çfarë ka bërë zëvendësi i vet, thotë ai tjetri. I ftova shqiptarët të imagjinonin sikur të gjithë këto zullume ti kisha bërë unë. Dhe dolën me kabrioltet të festonin heqjen e imunitetit tim. I them Altin Dumanit, që nuk ka incenerator.

Poll

MOS HUMB