Politikë

Dënimi i Salianjit, PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar, çfarë pritet të vendoset

Në rendin e ditës është edhe mosbindja civile që pritet të nisë më datë 6 tetor.

F.m
Dënimi i Salianjit, PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar,
Selia e Partisë Demokratike

TIRANË- Partia Demokratike pritet që të mbledhë nesër, ditën e dielë, më 29 shtator, Këshillin Kombëtar. Ky vendim vjen dy ditë pas dënimit të deputetit Ervin Salianji për dosjen “Babale” nën akuzën e kallëzimit të rremë.

Mbledhja pritet të nisë në orën 18:00. Deri më tani raportohet se në qendër të diskutimeve do të jetë vendosja e hapave që do të ndjekë Opozita. Në rendin e ditës është edhe mosbindja civile që pritet të nisë më datë 6 tetor.

Partia Demokratike e konsideron një vendim politik dënimin e Salianjit. Një ditë më parë, mes brohorimave të mbështetësve, Salianji u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pavarësisht sugjerimit të kolegëve të tij për tu ngujuar në selinë blu dhe për të mos u dorëzuar.

Më 6 tetor, Opozita ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste kombëtare.

 

Poll

MOS HUMB