Politikë

Atentati ndaj Gjeloshit, Berisha nxjerr pamjet: Shefi i policisë hoqi kamerat nga biznesi. Reagon Komisariati

Në pamjet e publikuara nga Berisha, punonjësit e policisë heqin kamerat nga një biznes, por a i përkisnin ato fabrikës së Gjeloshit?

D.XH
Atentati ndaj Gjeloshit, Berisha nxjerr pamjet: Shefi i policisë hoqi
Policia heq kamerat ne biznes

KURBIN- Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një mesazh të një qytetari, që ka dhënë detaje nga vrasja e djeshme në Kurbin. Berisha shkruan në tekstin shoqërues të mesazhit, se policia ka qenë bashkëpunëtore në vrasjen e djeshme në Kurbin. "Qytetarët dixhital akuzojnë direkt narkoshefin e policisë së Kurbinit si organizator të vrasjes", shkruan kreu i PD.

“Shkëlzen Metushi dyshohet se i ka ndihmuar autorët duke hequr kamerat që kishte vendosur biznesmeni Gjeloshi në fshtatin Gurrëz dhe Fushë-Kuqe. Heqja e kamerave nga Shkëlzen Metushi është një ndihmë e fortë që Metushi i ka dhënë atentatorëve. Bashkëpunimi i policisë, më saktë i shefit Shkëlzen Metushi me krimin në Kurbin çoi sot në ngjarjen e rëndë ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos brenda në biznesin e tij pohojnë burimet nga vendngjarja”, thuhet në mesazhin e qytetarit dixhital dërguar Berishës.

Në videon e publikuar nga Berisha, shihen disa efektivë policie që heqin kamerat pranë një biznesi, ndërkohë që nuk dihet nëse i përkasin kompanisë së Gjeloshit, siç pretendon edhe ish-kryeministri. 

Reagimi i Berishës:

Policia bashkëpunëtore në vrasjen e djeshme në Kurbin.

Qytetarët dixhital akuzojnë direkt narkoshefin e policisë së Kurbinit si organizator të vrasjes.

-Pershendetje dr po ju njoftoj per detaje të reja qe kanë dal lidhur me ngjarjen që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin. Sipas burimeve tona nga Kurbini bëhet me dije se autoretë kanë hyrë në biznesin e z. Ardjan Gjeloshi të veshur me uniforma policie. Autorët i kanë bërë presion rojes së biznesit duke i thënë hape portën se jemi policia. Autorët e krimit dyshohet se kanë qënë rreth 8 persona të veshur me uniforma policie. Autorët kanë qenë me dy makina Range Rover si dhe një Mercedez Benz. Për të arritur deri në atentatin e sotëm atentatorët dyshohet se kanë pasur edhe ndihmën e shefit të policisë së Kurbin, Shkëlzen Metushi. Metushi disa ditë më parë ka shkuar në biznesin e z. ardjan Gjeloshi duke bërë kontrolle të befasishme si formë presioni.

Shkëlzen Metushi dyshohet se i ka ndihmuar autorët duke hequr kamerat që kishte vendosur biznesmeni Gjeloshi në fshtatin Gurrëz dhe Fushë-Kuqe. Heqja e kamerave nga Shkëlzen Metushi është një ndihmë e fortë që Metushi i ka dhënë atentatorëve. Bashkëpunimi i policisë, më saktë i shefit Shkëlzen Metushi me krimin në Kurbin coi sot në ngjarjen e rëndë ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos brenda në biznesin e tij pohojnë burimet nga vendngjarja.

Kjo video tregon sesi shefi i policise kurbin Shkelzen Metushi thyen kamerat nga banesa e biznesmenit Ardjan Gjeloshi qe u plagos diten e djeshme ne Lac. Shefi Shkelzen Metushi eshte ushtar i Ben Qimes se Fierit. Dhe per llogari te bandave ben terror ne Lac. Edhe ne zgjedhjet e 14 Majit ky Shkelzen Metushi ka kercenuar demokratet.

– Miredita Dr po ju shkruaj ne lidhje me vrasjen e shtetasit Selman Mehana dhe plagosjen e shtetasit Ardian Gjelishit pronar i nje pike inertesh me date 10 – 02 – 2024 ne fshati Gurez te Bashkis Kurbin, informacionet jane se autoret kane qene te veshur me uniforma policie dhe jane prezantuar tek sherbimet e rojes te biznesit si punonjes policie, ka informacione se dy dite para bizesmenit Ardian Gjelloshi i ka shkuar nje leter nga Policia e Kurbinit qe eshte objekt i verifikimit pasurore, si dhe banoret e zones akuzojne shefin e Komesarjatit te Kurbinit se dy dite para ngjarjes jane hequr kamra te sigurise te vendosura ne fshatin Fushe Kuqe dhe Gurres. Keto jane arsyet qe akuzojne Policin e Kurbinit.

Policia e Kurbinit i përgjigjet Berishës: Nuk kemi hequr asnjë kamera nga biznesi i Ardjan Gjeloshit, s’kemi ushtruar kontrolle

Policia e Kurbinit, me anë të një lajmërimi, ka përgenjeshtruar kreun demokrat, Sali Berisha, në lidhje me një denoncim të tij në rrjetet sociale. Efektivët shprehen se akuzat e Berishës nuk janë të vërteta. Komisariati në Kurbin deklaron se policia nuk ka hequr asnjë kamera nga biznesi i Ardjan Gjeloshit dhe nuk kanë ushtruar kontrolle në ambientet e biznesit të tij.

Njoftimi i Policisë së Kurbinit:

Në lidhje me një shkrim të postuar në rrjete sociale, nëpërmjet të cilit akuzohet shefi i Komisariatit të Policisë Kurbin, për ndihmesë të autorëve të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm, sqarojmë opinionin publik se akuzat janë tërësisht të pavërteta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin nuk kanë hequr asnjë kamera nga biznesi i shtetasit Ardjan Gjeloshi dhe nuk kanë ushtruar asnjë kontroll në ambientet e këtij biznesi.

Mëngjesin e sotëm grupi i posaçëm hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, pamjet filmike të regjistrura nga kamerat e biznesit të këtij shtetasi dhe vijon të sekuestrojë çdo pamje filmike në itinerarin që dyshohet se mund të kenë lëvizur autorët, pamje të cilat do t’i shërbejnë grupit të posaçëm hetimor për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Grupi i posaçëm hetimor ka kryer të gjitha veprimet procedurale konform procedurave ligjore dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet intensive për zbardhjen e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë shpreh keqardhje për këto aludime dhe akuza, që kanë për qëllim denigrimin e drejtuesve të Policisë së Kurbinit, të cilët karakterizohen nga integritet i lartë moral dhe profesional. Ftojmë mediat dhe qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën të punonjësve të Policisë dhe të çdo paligjshmërie që konstatojnë, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe profesional.

Një atentat ndodhi mëngjesin e të shtunës në Kurbin, ku viktimë mbeti shtetasi Selman Mihana. Ndërsa, ka mbetur i plagosur pronari i firmës së inerteve Ardjan Gjeloshi. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB