Politikë

DITA 2- Vijon maratona në Kuvend, sot pritet të miratohet Kodi i ri Zgjedhor, kalon edhe raporti për TIMS

Sot, deputetët do të mblidhen në seancën e fundit para pushimeve të verës për të kaluar një sërë ligjesh të rëndësishme, mes tyre edhe Kodin e ri Zgjedhor, i cili do të përdoret në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025.

k.m.

DITA 2- Vijon maratona në Kuvend, sot pritet të miratohet Kodi i ri

TIRANË- Pas një seance maratonë mbrëmë, edhe sot Kuvendi i Shqipërisë do të ketë të njëjtat ritme! Sot, deputetët do të mblidhen në seancën e fundit para pushimeve të verës për të kaluar një sërë ligjesh të rëndësishme, mes tyre edhe Kodin e ri Zgjedhor, i cili do të përdoret në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025.

Sipas ndryshimeve në ligjin për Kodin Zgjedhore lista e deputetëve nuk do të jetë tërësisht e hapur, të paktën kështu është rënë dakord mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. 1/3 do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kryetarit të partisë, ndërsa pjesa tjetër do të "luftojë" për një vend në Parlament. Gjithashtu në Kodin e ri zgjedhor parashikohet edhe vota e diasporës. Por mes shumë debateve dhe diskutimeve që janë zhvilluar në studiot televizive, sot pritet që të gjithë të ballafaqohen në Kuvend, për të votuar më pas. 

Sot po ashtu në rend dite është parashikuar që të miratohet ligji i ri për ‘Policinë e Shtetit’ si dhe ligji për ‘Prodhimin e Armëve’. Në rendin e ditës pritet që të kalojnë edhe raportet për Komisionin Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS. Opozita kërkon që me çështjen të merret Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar./ZËRI

RENDI I PLOTË I DITËS:

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB