Politikë

Dorëheqje apo shkarkim/ Gazment Bardhi e kishte gjetur pasuesen e Açkës dy ditë para se ajo të njoftonte largimin

Referuar shkresës së dorëzuar në Kuvend, duket se vendimi për ta larguar Flutura Açkën është marrë që në datën 22 korrik, ku Gazment Bardhi ka propozuar edhe Ina Zhupën për kryetare të këtij Komisioni

E.K
Dorëheqje apo shkarkim/ Gazment Bardhi e kishte gjetur pasuesen e
Flutura Acka dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Ditën e sotme deputetja Flutura Açka përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PD-së, por edhe drejtimi i Komisionit të Medias, sipas saj për shkak të pazarit të fundit në kurriz të demokracisë, që ishte pakti për Reformën Zgjedhore. Shkresa e Açkës drejtuar kryetares së kuvendit Lindita Nikolla, mbante datën 24 Korrik, por duket se më shumë se një dorëheqje, kemi të bëjmë me një shkarkim të deputetes shkrimtare nga ana e Gazment Bardhit.

Dorëheqje apo shkarkim/ Gazment Bardhi e kishte gjetur pasuesen e
Shkresa e Ackes

Ky i fundit, përmes një shkrese, po drejtuar Nikollës, i ka kërkuar kryeparlamentares, zëvendësimin e Açkës me deputeten Ina Zhupa. Shkresa në fjalë është firmosur në datën 22 Korrik, pra dy ditë përpara se Açka të shprehej me dorëheqje. 

Dorëheqje apo shkarkim/ Gazment Bardhi e kishte gjetur pasuesen e
Shkresa e Bardhit

Deputetja Açka është pozicionuar hapur kundër Sali Berishës, dhe ka qënduar më së shumti pranë Bashës, në përplasjen e tyre se kush e kush do të merrte ligjërisht drejtimin e PD-së./ZËRI 

Poll

MOS HUMB