Politikë

“Cili është grupi i PD-së…”, gazetarët ‘bombardojnë’ me pyetje Çuçin

Gazetarët e pyetën Çuçin nëse PS ka menduar që të dialogojë me kolegët e opozitës që të zhbllokojnë situatën në Kuvend

E.K
“Cili është grupi i PD-së…”, gazetarët
Bledi Cuci duke folur me gazetaret

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Bledi Çuçi tha se bllokimi i sallës së Kuvendit nga opozita nuk është një zgjidhje. Çuçi tha pas seancës plenare, se komisionet hetimore janë një e drejtë kushtetuese e opozitës, por sipas tij, mazhoranca kundërshton objektin që është kërkuar për ngritjen e tyre.

”Sot praktikisht kishim për shqyrtim 6 nga nismat ligjore që kishte propozuar opozita dhe ju e patë që edhe për shqyrtimin e nismave të tyre ata përsëritën skenat. Qëllimi është të diskutohej dhe jo miratimi. Ne japim arsyet tona pse nuk duhet të miratohen. E kemi thënë që është e drejtë kushtetuese që ata të ngrenë komisione hetimore. E vetmja gjë është që ka të bëjë me objektet. Po të jetë brenda kërkesave që ka Kushtetuta, pa diskutim. Ky nuk është justifikim që ne do të sillemi njësoj si ata, nuk po them këtë, të mos harrojmë këtë praktikë dhe sjellje që ka pasur mazhoranca e dikurshme me opozitën”, tha Çuçi i cili u përball me disa pyetje nga ana e gazetarëve, mbi atë se çfarë po bën PS për të zgjidhur ngërçin në Kuvend.

Pyetje përgjigjet me gazetarët:

Do të vazhdoni me të njëjtin skenar që të kaloni ligjet në Kuvend pa diskutim?

Çuçi: Besoj se tymueset nuk janë në zgjidhje. Debati parlamentar nuk është vetëm në seancat parlamentare, bëhet dhe në Komisione. Nuk do i marrim ne mezor deputetët e opozitës dhe ti çojmë në Komisione.

Pra nuk është i nevojshëm diskutimi në Kuvend i projektlgjit?

Çuçi: Nuk po themi këtë gjë, se fillon opozita dhe krijon skenare të tilla, për arsye dhe qëllime krejt të tjera, që lidhen vetëm me një njeri, kjo është çështje e opozitës, nuk është çështja jonë.

A keni tentuar ju që të shkoni të dialogoni?

Çuçi: Duhet të vendosim cili është grupi njëherë

E keni provuar?

Çuçi: Mos e mendoni kurrë se do të jetë PS që do të bashkojë ioooizitëb

Është vendi në gjendje lufte, që ju i bëni mbledhjet online

Çuçi: Mos u kapni me gjëra kot tani, vendimi është marrë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Kemi mbajtur mbledhje online mbi një vit, janë gjëja më e zakonshme që po ndodh në të gjithë botën.

Në cilën pikë të rregullores së Kuvendit jeni bazuar që të mos lejoni deputetët e PD në sallën e Kuvendnt?

Çuçi: Nuk jam unë administrator i Kuvendit

Jeni ulur apo jo me zotin Alibeaj, jo ju por zoti Gjiknuri për të diskutuar mbi Reformën Zgjedhore

Çuçi: Ata janë gati për t’u ulur

Janë gati apo janë ulur?

Çuçi: Kur kërkohet konsensusi i gjërë na lini që ta vendosim këtë shtrat me opozitën.

Poll

MOS HUMB