Politikë

"E hoqën nga Korça për rezultate të dobëta", Edmond Spaho u përgjigjet gazetarëve: Kam fituar në çdo zgjedhje

Spaho duket se ka pakënaqësi për komentet dhe analizat.

F.I
"E hoqën nga Korça për rezultate të
Edmond Spaho

TIRANË-Kryesia e Partisë Demokratike caktoi drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit, ku në disa zona pati ndryshime. Në prej tyre ishte qarku i Korçës, ku drejtues u caktua Ivi Kaso në vend të Edmond Spahos. Mbledhja dhe lëvizjet e drejtuesve u komentuan edhe nëpër studiot televizive, ku Spaho duket se ka pakënaqësi për komentet dhe analizat. Deputeti demokrat Edmond Spaho thotë se ka fituar zgjedhjet në Korçë, duke përmbushur çdo direktivë të qendrës. Reagimi i tij vjen pas një analize nga dy gazetarët e televizionit A2 CNN, të cilët janë shprehur se dje Spahos i është hequr Qarku i Korçës nga drejtimi për shkak të rezultateve të dobëta.

"Me poshte keni nje interviste te zonjushes Denisa Pasholli ne A2CNN me gazetarin Indrit Maraku ku midis te tjerave shpren se Edmond Spahon e hoqen nga drejtues i Qarkut Korce per mungese te rezultateve. Pa dashur te krijoj polemika  por vetem per te qartesuar zonjushe Pashollin dhe gazetarin Maraku, me poshte po ju ofroj rezultatet e mia ne te gjitha zgjedhjet e pergjitheshme dhe vendore ku kam marre pjese ose kam drejtuar be Qarkun e Korces", shkruan Edmond Spaho.

Ai ka nxjerr disa shifra e statistika dhe thotë se ato mund të vërtetohen edhe në faqen e KQZ:

- Ne 2003 drejtova fushaten per Bashkine Korce dhe fituam.

- Ne 2005 fitova si deputet ne maxhoritar ne zonen elektorale qe me caktuan.

- Ne 2007 ne zgjedhjet vendore te zones sime elektorale fituam 3 nga 4 komunat qe mbuloja

- Ne 2009 ne zgjedhjet e pergjitheshme fituam 6 nga 6 komunat qe mbuloja

- ne 2011 ne zgjedhjet vendore fituam 5 nga 6 komunat qe mbuloja

- Ne 2013 ne zgjedhjet e pergjitheshme humbem. Nga 32000 vota me pak qe mori PD ne qarkun Korce ne krahasim me PS, vetem 1800 vota ishin te zones sime elektorale. PD fitoi vetem nje njesi administrative ne tere qarkun e Korces dhe ajo ishte ne zonen time elektorale, Pusteci me 470 vota plus.

- Ne vitin 2021 rikthehem ne Korce dhe PD vendosi objektivin qe te mirrnim 5 mandate deputeti. Morem 5 mandate dhe rreth 51 mije vota. Korca ishte nje nga 3 qarqet ne gjithe Shqiperine qe realizoi objektivin e vene nga PD. Nese LSI do ishte pjese e koalicionit rezultati do ishte 6-5 per opoziten.

- Ne 2023 ne zgjedhjet vendore nuk vlen te diskutojme. Te gjithe ne qe drejtuam neper Shqiperi, me ndonje perjashtim, humbem per arsyet qe dihen.

Shpresoj te kem ndricuar sado pak zonjen Pasholli dhe gazetarin Maraku qe te jene me korrekt kur flasin ne publik dhe paraprakisht te sigurojne informacione te sakta, pasi fjalet nuk jane si qente qe sa here do i therret prapa.

 

NDRYSHIMET

Në qarkun e Lezhës, në zgjedhjet e fundit drejtuese politike ishte Jozefina Topalli. Ish-nënkryetarja e demokratëve tashmë nuk e ka më këtë pozicion dhe në vend të saj është emëruar dje Agron Gjekmarkaj. Në Berat është larguar Tomorr Alizoti, edhe ky një mbështetës i kryetarit të Partisë Demokratike dhe vendin e tij e ka zënë Eno Bozdo, ndërsa në Fier Luan Baçi, megjithë kundërshtitë e tij të forta, është detyruar t’i hapë krahun Gazment Bardhit. E njëjta logjikë është ndjekur edhe në qarkun e Kukësit, ku Isuf Çela i ka lënë vendin deputetit Flamur Hoxha.

Lezhë

Ikën Jozefina Topalli

Vjen Agron Gjekmarkaj

Korçë

Ikën Edmond Spaho

Vjen Ivi Kaso

Berat

Ikën Tomorr Alizoti

Vjen Eno Bozdo

Fier

Ikën Luan Baçi

Vjen Gazment Bardhi

Kukës

Ikën Isuf Çela

Vjen Flamur Hoxha

Poll

MOS HUMB