
TIRANË- Përplasja në Komisionin e Medias, mes deputetëve të opozitës Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Flutura Açka, ka sjellë reagime në të dyja kampet. Pas mbrojtjes që i bënë deputetes edhe kolegët e saj socialistë, nga brenda PD-së vijojnë sulmet. I pari që ironizoi Açkën ishte deputeti Agron Gjekmarkaj, ndërsa pas tij deputeti i Lushnjes Saimir Korreshi.
Gjekmarkaj thotë me sarkazëm se e kërkoi deputeten e "dhunuar" në spital po nuk e gjeti dhe u qetësua kur pa videon e sherrit në Komisionin e Medias.
“Mikes time Flutura me merak! E dashur Flutura shyqyr që ke shpëtuar! Paske qënë në rrezik të madh. Shihja nga larg lajmet dhe me zu një i fortë merak! Pyetja e parë që më erdhi në mendje...në cilin spital ështe shtruar, do vija me vrap për solidaritet dhe gati në gojë kisha deklaratën e distancimit nga akti. Më thanë, jo nuk është aq keq e u gëzova. Pastaj duke gjykuar nga zhurma me dhimbje doja të mësoja sa plagë ka marrë duke mallkuar veten se në çfarë vendi jetojmë!
Përsëri doja të të shprehja mbeshtetje. Per fat me thanë s'ka marrë asnjë. Eh faleminers Zot thashë se do lendohesha shpirterisht. Po përsëri diçka nuk me bindte. Statusi i zonjës kryetare dje ma shtoi xanxen, artikujt pa fund për dhunën e Gaz Bardhit dhe Mul Nokes....sot lotët e qashter të zonjës Etilde dhe Merite në emer të "aleances se grave deputete", protesta e dy grave të Lulit, me shkaktuan mornica. Besova u ndy Bota.
Nuk po më ndahej brenga hyra ne youtube... me zemër të thyer. Dyshimi që nuk i paskam njohur mirë dy perbindëshat që dhunojnë gra, Gazin dhe Mulin me gërryente! Kërkova sa munda: pashë tension politik, fjalë të nxehta në ajer. Dëgjoja Gazin që thoshte mos këtu e mos aty, pashë Mulin që kapi vetëm një mikrofon.... dhe prapë fjalë e vetem fjalë. Për të keqin fat jemi në këtë realitet krijuar nga ata që po të mbrojnë me kaq patos.
Natyrisht unë s'e bej as kaq. Nuk i përgëzoj kolegët por meqënëse Opozita është në protestë, etike mbetet që protesta të mos provokohet, aq më tepër që në ato zyra kemi hyrë me vota demokratesh.
Nejse, llafet i merr era po falë Zotit qënke mire dhe e pacënuar, pra s'ka patur atë hata që në fillim më shkaktoi rrënqethje! Të tjerat për ne qe vimë nga letersia i dimë, i njohim dhe i quajmë imagjinatë për subjekte të reja. Monotonia e politikës shpesh ty të çon drejt romaneve, mua drejt satirave. Por edhe më kaq mbështetjen time për trazimin që ke pasuar e ke.
Le të bëhemi bashkë se boll argëtuam dynjanë. Në fund unë besoj në të drejten tënde të mendosh dhe të veprosh ndryshe e cila është e mbetet e pacënueshme por pa e tejkaluar të drejten sa ndryshimi i natës me ditën, sa fjala të quhet dhunë. Për fjalën në gjaknxehtesi nëse duhet mjafton të lypurit falje në menyrë të ndersjellte. Gjithçka tjetër është instrumentalizim që statura jote nuk duhet ta lejojë të ndodhë. Përqafime, Agroni”, shkruante Gjekmarkaj në postimin e tij.
Ndërsa Korreshi vijonte:
Vajtimi per Fluturen nuk duhet të ndalet! Pas ngjarjes se Reçakut ajo çka i ndodhi Flutures mund të konsiderohet tragjedia e dytë kombetare. Vajtimi per të është legjitimin. Kuja tek i madh dhe i vogel e ndershme.
Flutura ishte në rrezik. Per Gaz Bardhin e Flamur Noken duhet kthyer denimi me vdekje. Shoqata grashë, veteranesh, bijë të popullit punojes, pionieret e Edi Rames të gjithë kerkojnë drejtësi e shpagim.
Me të drejtë në çdo ekran del portreti i saj mes plagesh. Qendresa si model frymëzimi per brezat.
Vete Lulushi e mori në krah heroinen e re, i pikelluar që dikush nuk e kopanis atë vetë që të viktimizohet.
Në emisone Flutura, në lajme po ajo.
Shqiperia pyet çfarë i ndodhi? Ç'beteje bëri? Ç'armiq mundi? Kush ju gjend pranë kur dhuna e goditi? Kush ja lidhi plaget, Evis Kushi,mjeku popullor xherah Ismet Beqiri, kush?
Lotet burojnë çurg, sytë janë të qullur, xhani vater zemerimi. Rapsodet po bëjnë garë kush epiken me të mirë do bëjë, në Argjiro a Nore qe, ne Bule a Zonja Çurre?
Në shkolla temat e hartimeve gelojne " heroizmi i Flutures në shekuj" , "Flutura dhe demokracia" , "Flutura fluturon lart". Në të shtuna sokaqeve gratë mblidhen e kujtojnë bëmen dhe oiaaa e tyre derdhet luginave. Kudo dhe çdo dite kombi mediton se ajo që Flutures i ndodhi duhet të na mbajë zgjuar, të na mbledhe rreth liderit suprem Edi Rama. Mos e nderprisni vajin o njerez të mirë. Shi të bjere mbi ne. Ai ju ndihmoni me rrekene e tij që të ndahen njehere e mire brigjet e fajit me ato të virtytit tek Flutura tashmë është e sigurtë në kabinen e qeverisë.
Per disa vite ishte zakon që kudo të shtinin limon në gotë, në meze , mbi shalqi apo kungull, madje dhe ne librari merrje një fletore dhe të zgjasnin edhe nje limon. Tani kudo të japin një fotografi të Flutures ikones së re heroike të Rilindjes.
Bujqesia do lëngoj dhe lotet e derdhura çurg, derman si benë. Gruri nuk dihet ne do te ngreje me perpjet koken as shalqini sado i shartuar me kungull nuk do marre ngjyren e plageve te marra nga kjo beteje heroike.
Të enjten në Komisionin e Medias u zhvilluan debate të forta mes deputetëve Noka e Bardhi, me kolegen e tyre Açka, e cila u detyrua që të ndërpriste mbledhjen./ZËRI