Politikë

Edi Rama: Elisa Spiropali do jetë pasardhësja e Lindita Nikollës

Ndërsa në vend të Çuçit si kryetar i grupit parlamentar shkon Niko Peleshi, aktualisht ministër i Mbrojtjes.

k.m
Edi Rama: Elisa Spiropali do jetë pasardhësja e Lindita Nikollës
Elisa Spiropali

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka propozuar emrin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin si kryetare të Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.  Rama tha gjithashtu se Bledi Çuçi, kryetar i grupit parlamentar socialist do të propozohet për postin e nënkryetarit të Parlamentit. Ndërsa në vend të Çuçit si kryetar i grupit parlamentar shkon Niko Peleshi, aktualisht ministër i Mbrojtjes.

Edi Rama: Kush na do të keqen duhet të na dalësh përpara. Të na dalësh përpara duhe ttë llogarisësh se je i mundur. Jo me forcë por me shembull që këtë vend o e bën PS, o askush tjetër. Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se PS harroje se gjen. Në mbyllje dua t'ju informoj se do i propozoj grupit parlamentar që në një seancë të menjëhershme, ti japim Elisa Spiropalit. Po ashtu, do të propozoj që Blendi Çuçi të marrë postin e nënkryetarit të Parlamentit, ndërsa Niko Peleshi postin e kryetarit të grupit të Partisë Socialiste./ZËRI

Poll

MOS HUMB