Politikë

Edi Rama ‘rifut’ në skenë Vangjel Tavon, i beson qarkun e Vlorës

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë

E.K
Edi Rama ‘rifut’ në skenë Vangjel Tavon, i beson qarkun e
Vangjel Tavo dhe Edi Rama

TIRANË- Vangjel Tavo është përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama si prefekt i qarkut të Vlorës, duke zëvendësuar në këtë post Flamur Mamajn. Mësohet se vendimi për Tavon është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, dhe pritet që të publikohet dhe në fletoren zyrtare. 

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Flamur Mamaj, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Vangjel Tavo emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Emri i Tavos ka qenë në qendër të vëmendjes pak javë më parë, pasi emri i tij u përmend nga mediat greke, si kandidat i mundshëm i Ramës për Bashkinë e Himarës, në rast se zgjedhjet do të përsëriteshin me dënimin e Belerit.  

Tavo ka qenë deputet i qarkut të Gjirokastrës nga radhët e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, por nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë e ndërsjelltë me kryeministrin Edi Rama.

DETYRAT E PREFEKTIT

a) Kujdeset,ndjek dhe merr masa për plotësimin nga të gjitha institucionet ne nivel qarku te detyrimeve qe ata kane për te garantuar sovranitetin, rendin kushtetues dhe shëndetin publik;

b) Mbikëqyr, kontrollon dhe bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qendrore ne nivel vendor;

c) Drejton veprimtarinë e strukturave administrative shtetërore. te cilat. me akte ligjore e nënligjore te veçanta, janë caktuar ne varësinë e tij te drejtpërdrejtë;

ç) Bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qendrore ne nivel vendor, si dhe te këtyre me organet e qeverisjes vendore ne komuna, bashki e qark;

d) Është i vetmi institucion administrativ qe verifikon ligjshmërinë e akteve te miratuara nga organet e qeverisjes vendore ne komuna, bashki e qark. ne përputhje me dispozitat e kreut III le këtij ligji Prefekti ushtron kontroll financiar mbi këto organe ne mënyrën dhe limitet e përcaktuara me ligj. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB