Politikë

Marrëveshja PS-PD, Mediu: Hap pozitiv, Reforma Zgjedhore të jetë gjithëpërfshirëse

Fatmir Mediu tha se diskutimet janë gjithmonë pozitive, por shtoi se Reforma Zgjedhore duhet që të jetë gjithëpërfshirëse.

k.m.
Marrëveshja PS-PD, Mediu: Hap pozitiv, Reforma Zgjedhore të jetë
Fatmir Mediu

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ka cilësuar si hap pozitiv negociatat e Partisë Demokratike me përfaqësuesit socialistë, takim i cili u zhvillua ditën e djeshme. Sot, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Mediu tha se diskutimet janë gjithmonë pozitive, por shtoi se Reforma Zgjedhore duhet që të jetë gjithëpërfshirëse. Sa i përket, përfaqësimit të opozitës me vetëm 2 deputetë në nënkomisione, Mediu tha se nëse ka diskutime mes demokratëve, numri i anëtarëve nuk përbën asnjë problem.

PJESË NGA PRONONCIMI PËR MEDIAT: 

A janë të kënaqur aleatët me negociatat e djeshme?

Mediu: Nuk mendoj se është çështje kënaqësie, në këtë situatë, mendoj që hapi ëshët pozitiv. Ajo që mendoj se opozita duhet të mendojë dhe të veprojë është që të ketë një plan veprimi parlamentar. Sa i përket Reformës Zgjedhore e përsëris se duhet të jetë gjithëpërfshirëse, garanton mundësinë që të ketë pluralizëm në vend, votimi i diasporës dhe të hiqen duart nga grabitja e votave.

Mendoni se një komision me 2 persona do të gjithëpërfaqësojë opozitën?

Mediu: Nuk kemi një komision të ri të Reformës Zgjedhore, por kemi një nukël. Ajo që është e rëndësishme është që ata që përfaqësojnë opozitën të diskutojnë me të gjithë trupën e deputetëve opozitarë si në nivelin teknik dhe atë politik. Nëse do funksionojë kjo, do të kemi një opozitë edhe më të unifikuar.

Negociatat mes opozitës dhe maxhorancës, aktualisht janë në një ngërç, pasi takimi i lënë për sot, nuk u zhvillua. Një ditë pasi u dakordësuan parimisht për 2 komisione hetimore dhe ngritjen e një nënkomisioni për Reformat. Por lidhur me këtë çështje, palët nuk e kanë ndarë ende objektin e hetimit. Kështu Konferenca e Kryetarëve u shty me kërkesë të të gjitha palëve./ZËRI 

Poll

MOS HUMB