Politikë

'Elisa ka shashka'/ Luan Baçi tenton ta 'fusë në kurth', ministrja qesh

Në momentin që ajo po kalonte një prej procedurave të sigurisë dhe po kontrollohej nga punonjësit e Gardës, Baçi ndërhyri duke i thënë se ajo kishte shashka me vete në çantë.

k.m.
'Elisa ka shashka'/ Luan Baçi tenton ta 'fusë në
Pamje nga momenti i kontrollit

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka tentuar që të fusë në 'kurth' ministren për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin. Në momentin që ajo po kalonte një prej procedurave të sigurisë dhe po kontrollohej nga punonjësit e Gardës, Baçi ndërhyri duke i thënë se ajo kishte shashka me vete në çantë. Por pretendimi i tij nuk është marrë seriozisht nga punonjësit, ndaj edhe ministrja e kaloi me të qeshura dhe batuta. 

PJESË NGA DEBATI: 


Luan Baçi: Kujdes se Elisa ka shashka.
Elisa Spiropali: Nuk kemi frikë nga kaq pak, keni bërë edhe më keq
Luan Baçi: Ku do e kemi fundin pa...?
Elisa Spiropali: Pa merak

Edhe kjo seancë kaloi me tensione në sallën e Kuvendit. Ende pa nisur mirë, deputetët e opozitës u përplasën me Gardën e Republikës, e cila ishte vendosur në gatishmëri. Megjithatë përplasje kishte sërish, pasi Garda nuk i la opozitarët që të krijonin "malin" me karrige tek Foltorja e Kuvendit. Situata në sallë u përshkallëzua me ardhjen e kryeministrit Edi Rama, moment në të cilin opozita ndezi flakadanët. Por megjithatë gjithçka kaloi shpejt pasi sot seanca u mbyll për vetëm 8 minuta./ZËRI

Poll

MOS HUMB