Politikë

'Etika' përjashton nga Kuvendi 4 deputetët e PD, Vokshi dhe Koti 'shpëtojnë'

"Etika" ka përjashtuar deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati dhe Flamur Hoxha.

E.K
'Etika' përjashton nga Kuvendi 4 deputetët e PD, Vokshi dhe
Pamje nga seanca

TIRANË- Komisioni i Etikës ka përjashtuar këtë të mërkurë me 10 ditë nga punimet e Kuvendit katër deputetët e Partisë Demokratike që seancën e shkuar (20 nëntor) shkaktuan incidente në sallë. "Etika" ka përjashtuar deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati dhe Flamur Hoxha.

Ndërsa dy deputetet zonja, Albana Vokshi dhe Sorina Koti "shpëtuan" nga përjashtimi pavarësisht se në kërkesën e tyre deputetët socialistë kërkonin dhe përjashtimin e tyre. Seancën e shkuar deputetët demokratë hodhën tymuese dhe flakadanë në sallë. Në fund...nuk mungoi as zjarri.

Prej javësh Kuvendi i Shqipërisë nuk po funksionon në kushte normale. Mospranimi i ngritjes së Komisioneve Hetimore Parlamentare nga ana e maxhorancës ka bërë që opozita të “kthejë përmbys” jo vetëm karriget e deputetëve por dhe funksionimin normal të Parlamentit. Palët me sa duket janë ende larg zgjidhjes së ngërçit parlamentar ndërkohë që opozita ka brektisur dhe punimet e Komisioneve Parlamentare, të cilat për shkak të bllokimit të sallave po zhvillohen online./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB