Politikë

FOTO-Bardhi i jep çakmakun Nokës për të ndezur tymuese! Çfarë nuk u pa sot në Kuvend

Deputeti Flamur Noka ndezi tymuese në Kuvend me qëllim ndërprerjen e seancës plenare.

f.t
FOTO-Bardhi i jep çakmakun Nokës për të ndezur tymuese!
Gazment Bardhi dhe Flamur Noka

TIRANË- Seanca e ditës së sotme, ku Kuvendi ka votuar për heqjen e imunitetit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha është zhvilluar mes kaosit. 

Në fotot e publikuara nga LSA, shihet deputeti Gazment Bardhi teksa i jep një çakmak Flamur Nokës dhe ky i fundit ndez tymueset me qëllim ndërprerjen e seancës plenare.

FOTO-Bardhi i jep çakmakun Nokës për të ndezur tymuese!
Flamur Noka ndez tymuese
FOTO-Bardhi i jep çakmakun Nokës për të ndezur tymuese!
Flamur Noka ndez tymuese
FOTO-Bardhi i jep çakmakun Nokës për të ndezur tymuese!
Flamur Noka ndez tymuese
FOTO-Bardhi i jep çakmakun Nokës për të ndezur tymuese!
Sali Berisha

Sot, Kuvendi dha autorizimin për arrestimin e Berishës dhe kërkesa u miratua me 75 vota pro. Në seancë ishte i pranishëm dhe vetë kryeministri Rama, ndërsa munguan deputetët e Bashës. Paralelisht me seancën, mbështetësit e Berishës u mblodhën në protestë para Kuvendit, të cilën e përshëndeti shkurtimisht edhe ish-kryeministri. SPAK kërkoi masë më të ashpër sigurie për Berishën, për shkak se ish-kryeministri nuk zbatoi masën e detyrimit të paraqitjes që ishte caktuar më parë nga Gjykata e Posaçme. Berisha dyshohet për akuzën e korrupsionit, që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Për shkak të moshës së tij të thyer, SPAK pritet që ti kërkojë GJKKO masën e sigurisë arrest shtëpie për liderin historik të demokratëve, i cili nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga drejtimi i partisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB