TIRANË- Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka pëlqyer një postim të deputetit demokrat Saimir Korreshi në Facebook, në të cilin ai kritikon ministrin e Energjisë, Enea Karakaçi, lidhur me investimet në rrjetin elektrik.

Në videon e publikuar, Korreshi ngre shqetësime për gjendjen e rrjetit elektrik dhe mungesën, sipas tij, të ndërhyrjeve të nevojshme. Ai ironizon situatën dhe përmend edhe rrezikun që kabllot elektrike, të vendosura pranë shkurreve, mund të bëhen shkak për përhapjen e zjarreve.
Pëlqimi i ministres Kumbaro ndaj postimit ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një pëlqim të bërë pa dashje apo nëse ministrja ndan të njëjtin shqetësim të ngritur nga deputeti opozitar./ZËRI