Politikë

Fredi Belerit iu mbyll dera? Kuvendi e mohon: Erdhi me vonesë

Teksa po tentonte që të futej në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ai u përball me një derë të mbyllur që iu hap vetëm pas pak minutash. 

k.m.
Fredi Belerit iu mbyll dera? Kuvendi e mohon: Erdhi me vonesë
Fredi Beleri

TIRANË- Eurodeputeti i partisë "Demokracia e re", Fredi Beleri u has me një situatë të pandodhur më parë gjatë vizitës së tij në Tiranë, në kuadër të mbledhjes së 18 të Komisionit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Teksa po tentonte që të futej në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ai u përball me një derë të mbyllur që iu hap vetëm pas pak minutash. 

Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar zyrtarisht Kuvendi. Sipas Kuvendit, Belerit nuk i është mbyllur dera, por sqarojnë se ai kishte shkuar me vonesë në takim dhe se asgjë nuk ka qenë e qëllimshme.

“Për të sqaruar lajmin e rremë të përhapur nga burime jodashamirëse lidhur me “mbylljen e derës” së eurodeputetit Fredi Beleris, informojmë opinionin publik si vijon: Delegacioni i Parlamentit Europian ka mbërritur në Kuvend në orën 10:30 dhe është pritur nga Protokolli i Kuvendit për të zhvilluar takimet me perfaqësues të grupeve parlamentare sipas programit të dakortësuar. Europarlamentari Beleris ka mbërritur në Kuvend në orën 11:10 dhe ka hyrë nga dera e pritjeve protokollare për t’u bashkuar me kolegët e tij në takimin që po zhvillohej. Çdo version tjetër që i është servirur publikut është i gënjeshtërt. Zyra e Shtypit e Kuvendit të Shqipërisë,”- thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Në fund, pavarësisht vonesës, Beleri u lejua që të bëhej pjesë e takimit./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB