Politikë

Gardhi metalik para hyrjes së Kuvendit, Bardhi: Parlamenti nuk është qeli burgu

Ai tha se Shqipëria është i vetmi vend që është kandidat për Bashkimin Evropian dhe anëtar i NATO-s që rrethon Kuvendin nga deputetët “armiq”.

I.F
Gardhi metalik para hyrjes së Kuvendit, Bardhi: Parlamenti nuk
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas vendosjes së gardhit metalik në hyrje të Kuvendit nga garda, ku tha se Parlamenti nuk është burg. Ai tha se Shqipëria është i vetmi vend që është kandidat për Bashkimin Evropian dhe anëtar i NATO-s që rrethon Kuvendin nga deputetët “armiq”.

“Ky është Kuvendi i Shqipërisë sot në mëngjes! Dera kryesore e tij e rrethuar me hekura dhe me më shumë forca sigurie sesa deputetë. Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”! Kuvendi nuk është burg dhe as qeli burgu, edhe pse shumica e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse duhet të ishte në burg dhe jo në atë sallë. Shndërrimi i Kuvendin në “qelinë e rrethuar me hekura” të Pëllumb Gjokës e të ngjashmëve të tij është një akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar!”, shkruan Bardhi.

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 ku pritet të ketë zhvillime nga dy partitë politike, ajo Demokratike dhe Socialiste. Garda ka rrethuar hyrjen e Kuvendit për të ndaluar 24 deputetët opozitarë të futen në sallë, pasi PD ka paralajmëruar mosbindje civile. /ZËRI

Poll

MOS HUMB