Politikë

Gati ligji/ Berisha në hapat e Tump: Vetëm 2 gjini, dënohet kush flet për "Prind 1 dhe Prind 2”

Gjithashtu në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha deklaroi se me ardhjen e PD-së në pushtet do të mbyllen të gjitha institucionet e financuara nga Xhorxh Sorosi në Shqipëri.

F.I
Gati ligji/ Berisha në hapat e Tump: Vetëm 2 gjini, dënohet kush
Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në mbledhjen me grupin parlamentar se kanë përgatitur një ligj ku thuhet “se Republika e Shqipërisë njeh vetëm dy gjini” dhe një tjetër ku do të dënohet kushdo që flet për "Prind 1 dhe Prind 2”. 

"Ne kemi përgatitur një ligj në kuadrin e desorosizimit që dorëzojmë sot, me të cilin sanksionojmë se Republika e Shqipërisë njeh dy gjini, ato që i ka bërë Zoti, mashkull dhe femër. Në mënyrë që t’i japim fund çdo lloj tentative dhe përpjekje. Ligji tjetër me dënim ai që flet për Prindin 1 dhe Prindin 2. Do ketë sanksione. Këto janë vetëm fillimet, këta e kanë shtrirë në shkolla, e kanë shtrirë në falsifikimin e historisë, uoke është bërë një rrymë e veçantë jo vetëm në media, por është degëzuar në shumë drejtime,"-u shpreh Berisha.

Gjithashtu në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha deklaroi se me ardhjen e PD-së në pushtet do të mbyllen të gjitha institucionet e financuara nga Xhorxh Sorosi në Shqipëri. Berisha tha se do përgatit çdo akt që do sjellë desorosizimin e shpejtë të shoqërisë shqiptare.

"Unë i bëra thirrje Aleksis Soros të mbyllë fondacionin në Shqipëri, sepse i jap fjalën, që javën e parë pas 11 majit do të mbyllet me dekret ligj që të mos shkelë më në Shqipëri. Ky fondacion i ka bërë të këqija të mëdha Shqipërisë. Është bërë mbështetës i ekstremit të majtë në Shqipëri dhe i kulturës uoke të shkatërrimit të familjes dhe identitetit gjinor. Ndaj dhe në detyrimin tonë si forcë politike është përgatitje e të gjitha akteve dhe ligjeve që sjellin desorosofikimin e Shqipërisë. Nuk ka një vend të dytë në Europë dhe botë që pësoi pasojat e superspekulantit, supercensorit. Xi Jinping dhe Vladimir Putin ushtrojnë censurë në vendet e tyre, kurse Xhorxh Soros me doktrinën e tij në mbarë botën.,"-paralajmëroi kreu i PD.

Në mbledhjen e sotme u diskutua edhe për protestën që pritet të mbahet më 8 Shkurt. Sipas ish-kryeministrit, në këtë ditë opozita do të tregojë të gjithë fuqinë në mbrojtje të votës së lirë dhe për zgjedhjet e lira dhe të ndershme./ZËRI

Poll

MOS HUMB