Politikë

Gazetarja i jep live lajmin ish-deputetit Balliu: Ka 1 listë të re, do shpallesh "non-grata"

Klevis Balliu tha se nuk ka asnjë kuptim që të sanksionohet nga një vend ku ka studiuar. 

k.m.
Gazetarja i jep live lajmin ish-deputetit Balliu: Ka 1 listë të re, do
Anduenda Llabani dhe Klevis Balliu

TIRANË- Gazetarja Anduena Llabani iu drejtua ish-deputetit Klevis Balliu, duke i thënë lajmit se shumë shpejt do të dalë një listë e re me persona "non grata" nga Ambasada britanike. Mbrëmjen e sotme, gjatë emisionit “Noë me Erla Mëhillin”, Llabani i dha lajmin, por ky i fundit mori lajmin me sportivitet duke i buzëqeshur gazetares, e cila e bindur tha që shumë shpejt lista do të bëhet publike. Megjithatë shtoi se vetë ai nuk ka bërë asnjë ditë punë në shtet dhe nuk ka asnjë kuptim që të sanksionohet nga një vend ku ka studiuar. 

PJESË NGA BISEDA: 

Llabani: I vetmi presion i SPAK-ut është faktori ndërkombëtar. Ti sot në SPAK ke struktura të reja që janë ngritur me vendet partnere europiane, bashkëpunim, shkëmbim informacioni, janë ngritur grupe të reja, s’ka qenë më parë kjo gjë. Ti ke ambasadën amerikane që ka koordinatorët e saj pranë SPAK dhe kërkon informacion për të gjitha çështjet që kanë lidhje me personat që janë shpallur në listën e zezë. Meqë ra fjala, ka fjalë që jeni dhe ju zoti Klevis në një listë të re që do të vijë shumë shpejt nga ambasada britanike. Ka një listë të re që pritet të vijë nga ambasada britanike, ku flitet që ka emra biznesmenësh, politikanësh dhe tani u kujtova zoti Balliu që aty dëgjova dhe mbiemrin tuaj

Klevis Balliu: Le ta gjejë Britania, unë kam qenë 10 vjet atje.

Llabani: Fakti që qesh...

Klevis Balliu: Mua ma tha Anduena tani. Mund të më shkonte në mend që mund të shpallesh non grata në çdo vend. Po atje ku kam qenë student 10 vjet, më duket pak habi. Kam qenë para 3 viteve. Nuk e di për pronarë mediash. Për rastin konkret...Çfarë do bëja unë?! Informacion nuk kam se po të kisha ua kisha thënë. Do të ishte budallallik. S'kam qenë një ditë në punë në shtet. I bie që te shpallem politikisht./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB