
TIRANË- Oerd Bylykbashi është rikthyer sërish në grupin parlamentar të Partisë Demokratike pas përjashtimit të tij në janar të vitit të shkuar. Kreu i grupit, Gazment Bardhi i ka dërguar një letër kryeparlamentares Lindita Nikolla ku e vë në dijeni të vendimit të marrë në mbledhjen e grupit datë 19 shtator 2023.

Në letrën e Bardhit, thuhet se në mbledhjen e 19 shtatorit, është vendosur revokimi i vendimit të 15 janarit 2022 dhe kthimi i Bylykbashit në grup. Ky i fundit u përjashtua nga grupi pas incidenteve të 8 janarit në selinë e PD, e cila drejtohej nga Lulzim Basha.
Por pas këtij veprimi të Gazment Bardhit ka ardhur reagimi nga PD zyrtare. Sekretari për Çështjet Ligjore, Indrit Sefa shprehet se nuk e njeh vendimin e Bardhit pasi sipas tij, ‘’çdo njeri që mendon se është mbi vendimmarrjeve kolegjiale ka një problem me mënyrën se si e konsideron PD-në’’.
I ndalur tek Reforma Zgfjedhore, Sefa se PD zyrtare është e vetmja që ka propozime konkrete.
“Të vetmet propozime që kanë shkuar në këtë komisionin është ai i PD-së. Anëtar ka qenë dhe Bylykbashi dhe unë s’mbaj mend të ketë pasur këtë vrull të madh. Komisioni vazhdon punën, është marrë vendimi në Parlament për zgjatjen e periudhës kohore. Sot vetëm PD ka ndryshime të kodit zgjedhor”, tha Sefa.
Indrit Sefa: Në lidhje me rikthimin e Bylykbashit në grupin parlamentar, doja të thoja se çdo njeri që mendon se është mbi vendimmarrjeve kolegjiale ka një problem me mënyrën se si e konsideron PD-në. Vendimi është unanim i gjithë anëtarëve dhe i është komunikuar kuvendit. Bardhi është deputet, por kryetar i Grupit Parlamentar është kreu i PD-së. Kuvendi mund të njohë kë të dojë, por ligji i partisë e përcakton atë. Komisioni i reformës zgjedhor ngrihet mbi bazën e partisë politike. Propozimet e PD-së janë konkrete. Të vetmet propozime që kanë shkuar në këtë komisionin është ai i PD-së. Anëtar ka qenë dhe Bylykbashi dhe unë s’mbaj mend të ketë pasur këtë vrull të madh. Komisioni vazhdon punën, është marrë vendimi në Parlament për zgjatjen e periudhës kohore. Sot vetëm PD ka ndryshime të kodit zgjedhor. Detajet janë ato që kemi referuar në takimet tona në Tiranë dhe Fier. Ne jemi për votim dhe numërim elektronik, e shohim si kusht të domosdoshëm.
Kjo lëvizje e Gazment Bardhit vjen pas unifikimit të grupit parlamentar dhe nisjes së procesit të bashkimit me deputetët që mbështesin Sali Berishën në krye të PD. Po ashtu në propozimin e Bardhit për anëtarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi është propozuar si bashkëkryetar i Komisionit nga ana e Partisë Demokratike duke spostuar Enkelejd Alibeajn./Zëri.ai