
TIRANË- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni do të vijë në Shqipëri më 5 qershor. Vizita e saj zyrtare në Shqipëri, do të jetë në kuadër të javës italiane dhe do të pritet nga kryeministri Edi Rama. Por duket se Meloni nuk do të qëndrojë vetëm në kryeqytet. Sipas mediave italiane, parashikohet një vizitë e saj edhe në kampin e Gjadrës, tek i cili Italia do të strehojë azilkërkuesit.
Më datë 6 nëntor 2023, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministrja italiane Georgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen, për të ndërtuar në Shqipëri dy qendra për të strehuar emigrantët. Sipas marrëveshjes, porti i zbarkimit të emigrantëve do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal që do të mbajë qendra në Shqipëri do të jetë 3000 emigrantë të huaj në muaj./ZËRI