
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj Sali Berishës, detyrimit paraqitje dhe ndalimit për të dalë jashtë vendit. Sipas ketij vendimi, ish-kryeministri do të hetohet për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ dhe ‘ndalim të udhëtimit jashtë’.
Seanca e sotme e vendosur të mbahej në orën 09:00, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u zhvillua në orën 14:00.
Njoftimi i Gjykatës:
Duke iu përgjigjur interesit të lartë të medias dhe publikut, mbi zhvillimin e seancës gjyqësore të datës 24.11.2023, ora 09:00, mbi çështjen penale nr. 173 akti, datë 17.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 442, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konstatimin e humbjes së fuqisë së masave të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, informon se trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, urdhëroi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datë 24.11.2023, ora 14:00.
Ndërkohë Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi sërish kërkesën e Prokurorisë Speciale për përjashtimin e gjyqtares, Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit. Një ditë më parë SPAK kërkoi përjashtimin e Ilirjana Olldashit, me argumentin e konfliktit të interesit me Jamarbër Malltezin, e njëjta kërkesë ka ardhur dhe për ish-kryeministrin pasi ajo do të jetë gjyqtarja në seancën e sotme. Gjyqtarja Ilirjana Olldashi zbuti masën e sigurisë për Malltezin nga “Arresti me bug” në “Arrest shtëpie”.
Ish-kryeministri Sali Berisha është vënë nën hetim nga SPAK nën akuzën e korrupsionit, ndërkohë që ndaj dhëndrit të tij u caktua masa e sigurisë "arrest shtëpie" nga “arrest me burg”. Ata janë hetuar për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani, ku sipas SPAK Berisha ka favorizuar dhëndrin e tij, si një nga ish-pronarët e truallit./Zëri.ai