
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk e ka njohur Erzen Breçanin (i arrestuar nga SPAK) gjatë kohës që ai ka qenë në Policinë e Shtetit edhe pse në disa pamje filmike të vitit 1997, ai shfaqet pranë tij.
I ftuar sonte në emisionin 'Now', Berisha foli për rastin kur u dhunua gjatë një protestë dhe ndërhyrjen e Breçanit. Në fjalën e tij, kryedemokrati Berisha tha se Breçani nuk bëri asgjë tjetër, veçse e shpëtoi agresorin nga dhuna e ushtruar nga badigardët e tij.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Pyetje: Së fundi SPAK ka arrestuar një nga njerëzit që ka qenë më afër teje, Erzen Breçanin, keni një koment për këtë?
Berisha: S’ka qenë kurrë më afër meje, e kam njohur kur ka lënë Policinë, kur ka qenë në Polici nuk e kam njohur fare. Ka qenë mbështetës i opozitës, i djathtë dhe nuk e kam njohur. Kam atë komënt që kam bërë edhe mbrëmë. Jam për ligjin dhe vetëm ligjin.
Pyetje: Pra në rastin e Breçanit ju keni lënë drejtësinë?
Berisha: Ligjin thashë, jo drejtësinë. Janë dy gjëra të ndryshme, do shohim.
Pyetje: Megjithatë Breçani ka qenë më afër jush kur ishte momenti i sulmit me grusht në bulevard.
Berisha: Ai e shpëtoi atë, e shpëtoi agresorin se asgjë tjetër nuk bëri. Ja u nxori se ata po e dëmtonin shumë./Zëri.ai