Politikë

Gjobë 1 mln lekë fermerëve të Maliqit/ Spaho: Jeni në krahun e oligarkëve! Balla: Rrugën se bllokon dot askush

Fermerët në zonën e Maliqit protestuan sot për shkak të mungesës së tregut për prodhimet e tyre bujqësore

E.K
Gjobë 1 mln lekë fermerëve të Maliqit/ Spaho: Jeni në
edmond spaho dhe taulant balla ne komision

TIRANË- Protesta e fermerëve në Maliq, për mallrat që iu kanë mbetur, është bërë sot temë diskutimi në Komisionin e Ekonomisë, ku ishte duke u diskutuar projektligji për “Policinë e Shtetit”.

Gjatë diskutimeve, deputeti i PD Edmond Spaho i tha ministrit se sot disa fermerë që protestuan në Korçë, u gjobitën me 1 milion lekë secili, që sipas tij nuk do të arrijnë dot t’i bëjnë ato para për të shlyer gjobën.

“Policia u vuri gjobë 1 milion lekë të vjetra që nuk i mbledh dot, kjo është të jesh në krahun e oligarkëve. Ju do duhej t’ia ngrini këto çështje kryeministrit dhe t’i thonit që të mendojë pak edhe për hallexhijntë e vendit”, u shpreh Spaho.

Ministri Balla u shpreh se “liria jote përfundon aty ku nis liria e tjetrit”, duke thënë se policia ka bërë punën ë saj, pasi protestuesit kishin bllokuar rrugën.

“Nuk mund të bllokohet rruga nga askush, dhe policia po bën detyrën e saj”, iu përgjigj Balla.

Çfarë ndodhi në protestë

Fermerët në zonën e Maliqit protestuan sot për shkak të mungesës së tregut për prodhimet e tyre bujqësore. Ata bllokuan segmentin e rrugës nacionale nga kryqëzimi i Drithasit deri në afërsi të fshatit Symiz në aksin Korçë - Pogradec. Sipas fermerëve, stoku i prodhimeve të pashitura edhe këtë vit ka ardhur pasi sasi të mëdha të këtyre kulturave bujqësore importohen nga vende të rajonit me çmim të të lirë se ai i tregut vendas.

Policia iu ka kërkuar organizatorëve të mos bllokojnë rrugën nacionale pasi nuk kanë leje për të bërë një gjë të tillë, por për të protestuar paqësisht, pa bllokuar segmentin rrugor. Nga ana tjetër, fermerët nuk kanë pranuar lirimin e rrugës, ku dhe ka pasur konfrontime fizike mes palëve. Ndërsa, si pasojë e bllokimit të rrugës një nga fermerët është gjobitur nga policia. Bëhet fjalë për shtetasin Petraq Dimko, i cili është gjobitur në shumën 10,000 lekë të reja./ZËRI

Poll

MOS HUMB