Politikë

Gjykata i dha Berishës vulën e PD, Basha bën lëvizjen e radhës

Basha ka njoftuar se sot ne 17:00, do të mbledhë strukturat e partisë

f.t
Gjykata i dha Berishës vulën e PD, Basha bën lëvizjen e
Lulzim Basha

TIRANË- Pas vendimit të GJykatës së Apelit, ku i kaloi vilën e PD-së Sali Berishës, një reagim ka ardhur nga Lulzim Basha. Ky i fundit ka njoftuar se sot ne 17:00, do të mbledhë strukturat e partisë, për hedhjen e hapave te radhës. 

Gjykata e Apelit sot ka lënë në fuqi vendimin e parë, që është dhënë nga një tjetër trupë gjykuese me në krye Agron Zhukrin. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën që të mos pranojnë ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, duke ia marrë vulën e partisë më të madhe opozitare në vend Lulzim Bashës dhe ia dorëzuar Sali Berishës.

Deri tani Lulzim Basha nuk ka pasur asnjë deklaratë lidhur me vendimin e gjykatës së Apelit që i dha vulën dhe logon e PD-së, Sali Berishës./ZËRI

Poll

MOS HUMB