Politikë

Apeli i dha vulën Berishës, Meta: Fundi i një odiseje manipulimi dhe kapje të drejtësisë në çdo nivel

Meta u shpreh se sot është një moment i rëndësishëm për të shtuar forcat e rivendosjes së legjitimitetit, kushtetutshmërisë, parlamentarizmit dhe llogaridhënies

E.K
Apeli i dha vulën Berishës, Meta: Fundi i një odiseje manipulimi
Ilir meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit, që i dha vulën zyrtare të PD-së grupimit të Rithemelimit, dhe duke njohur si kryetar të ligjshëm Sali Berishën. Në një reagim gjatë konferencës me gazetarët, Meta tha se dita e sotme ishte fundi i një odiseje të gjatë manipulimi, dhe kapje të drejtësisë në të gjitha nivelet.

Meta: Një Odise e tërë manipulimi, tjetërsimi, kapje në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë është demonstruar për të shkatërruar pluralizmin dhe në veçanti PD-në. Urimet më të mirë për demokratët dhe opozitarët.

Sot është një moment i rëndësishëm për të shtuar forcat e vendosjes së legjitimiteti dhe rivendosjes së kushtetutshmërisë, rivendosjen e parlamentarizmit dhe vendosjen e llogaridhënies.

Shkatërrimi i opozitës i duhej Ramës për të grabitur zgjedhjet e fundit vendosi, sikurse ndodhi. Shkatërrimi i opozitës i duhet që të vjedhë qytetarët shqiptarë.

Poll

MOS HUMB