Politikë

Gogu i kujton Nokës vilën 786 mijë euro: Jep llogari për akuzat e Gazit, pastaj për ata që janë në SPAK

Gogu i ka kërkuar Nokës të japë llogari për akuzat që i referohen dhe të mos merret me të tjerët që ndodhen në SPAK.

f.t
Gogu i kujton Nokës vilën 786 mijë euro: Jep llogari për
Flamur Noka dhe Toni Gogu

TIRANË-Teksa në Kuvend po diskutphej për ligjin për koncensionet, nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, i ka kujtuar Flamur Nokës akuzat e Gazmend Bardhit pë fshehjen e vilës mbi 700 mijë euro. Gogu i ka kërkuar të japë llogari për akuzat që i referohen dhe të mos merret me të tjerët që ndodhen në SPAK.

"Kjo sallë nuk është vendi ku bëhen provat për mintingun e nesërm, për mitingjet e rrugicave të pashpresës e të dëshpërimit. Të mos dallosh rëndësinë e instrumentave financiarë dhe t'i anatemosh ato, përmes së cilave janë ndërtuat vepra madhore europiane është njësoj si të mos i japësh llogari shqiptarëve për akuzën që të ka bërë kreu i grupit tënd parlamentar për vilën 786 milionë euro. Hajde jep njëherë llogari për këtë, pastaj merru me ata persona që janë duke dhënë llogari përpara SPAK-ut që ti anatemon", deklaroi Gogu.

Poll

MOS HUMB