Politikë

Harta e re gjyqësore, Gjykata Kushtetuese merr vendim

GJK ka lënë në fuqi ndryshimet për hartën e re gjyqësore.

D.XH
Harta e re gjyqësore, Gjykata Kushtetuese merr vendim
Gjykata Kushtetuese

TIRANË – Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi ndryshimet për hartën e re gjyqësore. Kushtetuesja ka rrëzuar me shumicë të votave padinë e bërë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Në lidhje me pretendimet e kërkuesve për cenim e së drejtës së aksesit në gjykatë, Gjykata vlerësoi se duke marrë në konsideratë balancën e pasojave, kjo e drejtë nuk u vërtetua se është cenuar në atë nivel që pasojat negative të jenë më të rënda se sa e drejta për eficencë, efikasitet dhe cilësor në dhënien e shërbimit të drejtësi. Pra, kjo ndërhyrje nuk cenon parimin e proporcionalitetit”, thuhet në vendimin e GJK.

Nga maji i vitit 2023, gjykatat e shkallës së parë janë riorganizuar dhe nga 22 që ishin në shkallë republike, tashmë janë 13. Gjykatat e Shkallës së Parë që u mbyllën ishin në Tropojë, Kurbin, Mat, Pukë, Krujë, Kavajë, Lushnjë, Pogradec dhe Përmet. Bashkë me ta, kanë pushuar së funksionuari edhe prokuroritë e këtyre rretheve.

Pas kësaj ndarjeje, dosjet e gjykatës së Tropojës janë transferuar në Kukës, ato të Matit në Dibër, të Kurbinit në Lezhë, të Pukës në Shkodër, të Krujës në Tiranë, të Kavajës në Durrës, të Lushnjës në Fier, të Përmetit në Gjirokastër dhe të Pogradecit në Korçë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB