LIVE UPDATES

Sulmi i 'Rai3', Rama: U sulmua Shqipëria, ndryshe s'do kisha reaguar! Akuzat e Metës për SPAK? S'flas për çështje të hapura

➤ Kryeministri Edi Rama ka cekur disa çështje me rëndësi në intervistën e tij të fundit. ➤Foli për sulmin e "Rai3", drejtësinë, akuzat ndaj vëllait të tij për dosjen Xibraka, Reformën Zgjedhore dhe sulmet që po i bën SPAK, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. ➤Sa i përket reportazhit të medias italiane dhe reagimeve të tij lidhur me atë që u transmetua, Rama për Report Tv tha se po të kishte qenë personale për të, nuk do të kishte reaguar. Por duke qenë se sulmi ishte ndaj Shqipërisë, nuk mund që të rrinte pa folur. ➤ Komentoi edhe pozitën e sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, i cili gjithashtu u sulmua se si avokat në Itali ka mbrojtur trafikantë dhe kriminelë, Rama shprehet se në një sistem demokratik, avokatët nuk mbrojnë shenjtorët. ➤ Rama iu përgjigj dhe akuzave se PS kontrollon drejtësinë, duke shtuar se po të ishte ky qëllimi nuk do e kishin votuar reformën e re. Ndërsa Altin Dumanin dhe prokurorët e SPAK i quan të ndershëm. ➤ Sulmet që këta të fundit kanë marrë nga Meta, Rama zgjodhi që të mos i komentonte, duke u shprehur se nuk ka koment për askënd që ka një çështje të hapur me SPAK apo se ndjen se SPAK mund t’i hapë një çështje. Por theksoi mbështetjen e tij për vijimin e punës. 

6 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Rama MESAZH SPAK: Nxirrini ujin e zi korrupsionit

Sulmi i 'Rai3', Rama: U sulmua Shqipëria, ndryshe s'do kisha
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dërguar këtë të mërkurë një mesazh drejtësisë ku deklaroi se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duhet ti shkojë deri në fund korrupsionit. Rama tha se aty ku ka prova dhe fakte SPAK duihet të godasë. Përgjigje e Ramës erdhi pasi u pyet për arrestimin e ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës për dosjen "5D". Deklaratën Kryeministri e bëri i ftuar në "Report Tv". 

Pyetje: Sa i përket arrestimit të drejtorëve në bashkinë e Tiranës, Veliaj në reagim ju citonte në disa pasazhe që u interpretuan si një shantazh politik ndaj jush...

Edi Rama: Pse, për çfarë?

Pyetje: Si është raporti juaj me Veliajn?

Edi Rama: Kjo pyetja si është raporti juaj me këtë burrë me atë burrë është një pyetje që e shoqëron historinë e marrëdhënies së medias me njerëzit publik dhe nuk do na ndahet. Pastaj kjo ka krisje, ftohje në marrëdhënien e tyre i kam parë edhe më parë... Miku im, e njëjta përgjigje vlen edhe për këtë pyetje, SPAK t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit dhe ku ka arsye ku ka prova për këdo qoftë që nga njëra anë është rreshtuar sipas shkallëve të caktuara në frontin e shtetit për punën e përbashkët dhe nga ana tjetër e shfrytëzon pozicionin e tij në atë front për punën e përveçme dhe krejt të pa amnistueshme për përfitim të paligjshëm të godasë dhe të mos pyesë as majtas as djathtas por vetëm drejt. Në fund të ditës kjo është gjëja që kam dashur dhe që kam kërkuar. Lufta jonë kundër korrupsionit nuk ka filluar me SPAK, ne kemi bërë shumë gjëra për ti ngushtuar hapësirat korrupsionit. Ama na ka munguar në këtë luftë krahu i armatosur që është SPAK dhe GJKKO. Sepse shumë mund të mendojnë se kur një drejtor kapet në shkelje të ligjit apo si person që ka futur duart në arkën e shtetit, apo në xhepin e popullit, po kapet një i joni, jo nuk kapet një i joni, kapet dikush që me ne nuk ka asnjë lidhje. Kur ndodh kjo për mua është një ditë e mirë është një hap përpara. Se ne kemi bërë shumë gjëra për ta ngushtuar hapësirën e korrupsionit. Kur SPAK vepron dhe kur tipa të tillë ekspozohen para publikut dhe përballen me dritën e ligjit është lajm i mirë dhe meritë e PS në radhë të parë që i hyri detit në këmbë për këtë punë. Po të donim ne që të kontrollonim drejtësinë ne nuk e reformonim drejtësinë. Ti mund të kontrollosh një drejtësi të kapur, si ajo e deri djeshmja që ishte e qartë bëni çfarë të doni me popullin dhe pronat. Shitni e blini drejtësinë por mos na prekni ne. Në këto kushte nuk kapet dot drejtësia, aq më tepër që nuk ka asnjë pendesë nga ana jonë orë si e bëmë këtë punë. Të gjitha të metat gabimet boshllëqet janë normale sepse është proces. E vetmja gjë që kam kërkuar është që raporti me njerëzit të jetë korrekt, raporti me institucionet të jetë korrekt, proceset hetimore të zhvillohen të thella të pandikuar ama njerëzit e shtetit, në zyrat e shtetit duhet korrektesë maksimale./ZËRI

1 VITE ME PARE

Ref. Zgjedhore/ Rama i 'mbyll derën' opozitës: As që bëhet fjalë! S'më çmendin dot, se jam... i 'çmendur'

Sulmi i 'Rai3', Rama: U sulmua Shqipëria, ndryshe s'do kisha
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka mbyllur këtë të mërkurë "derën" opozitës sa i përket ndryshimeve në Reformën Zgjedhore që kanë të bëjnë me rikthimin e koalicioneve parazgjedhore. Kreu i qeverisë tha se kjo nuk do të diskutohet. Deklaratën e bëri i ftuar në "Report Tv". 

Edi Rama: As që bëhet fjalë. Se janë dhe shumë interesantë. Përsërisin të njëjtën gjë. Kur i sheh të ndarë thua pse janë ndarë, ata janë e njëjta gjë, siç kanë qenë së bashku. Gjithmonë me ultimatum, të ndryshojë kjo dhe nuk ulen në tavolinë. Bënë gjithë atë rrëmujë, për të disatën herë e lajmëruan fundin tim, këtu jam, u ulën prap. Dëmtuan veten në radhë të parë por kjo ka pak rëndësi për mua, por i bën dëm parlamentit.

Ndërkohë gjatë intervistës, Rama është rikthyer pas në kohë, në fushatën e tij për Bashkinë e Tiranës. Rama thotë me ironi se për të qenë i suksesshëm në politikë nuk duhet të jesh normal.

Edi Rama: Mua nuk më çmendin dot, se që kur kam hyrë në politikë e kam pranuar që jam i çmendur. Ju kujtohet apo ke qenë i vogël, kur kemi bërë garën e parë për kryetar bashkie, ai nuk më kujtohet as kush ishte kundërshtari se u bënë shumë vjet thoshte, ju keni nevojë për njeri normal, Edi Rama nuk është normal. Se kujtonin se unë do thosha jo unë jam normal. Unë i thosha jo. Ju nuk keni nevojë për njeri normal, se njeriu normal këtë çmenduri dhe anormalitet nuk e ndryshon dot. Ju keni nevojë për një njeri anormal. Natyrisht kjo ka dhe të këqijat e veta. Por shqiptarët nuk kanë gabuar./ZËRI

1 VITE ME PARE

Mandati i Xhaçkës/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk mund ti thotë Parlamentit se si të votojë

Sulmi i 'Rai3', Rama: U sulmua Shqipëria, ndryshe s'do kisha
Edi Rama dhe Olta Xhaçka

TIRANË- "Gjykata Kushtetuese nuk mund ti thojë parlamentit se si të votojë", kjo ishte deklartata e bërë nga Kryeministri Edi Rama në lidhje me votimin e fundit në Kuvend, ku mazhoranca votoi kundër dërgimit të çështjes së mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Kushtetuese për shqyrtim legjitimiteti. Rama tha se Kushtetuesja e kishte në dorë shqyetimin e mandatit dhe nuk doli me vendim. Sipas tij, Parlamenti është sovran. Deklaratën e bëri i ftuar në "Report Tv". 

Edi Rama: Pse nuk doni ta kuptoni rastin. Nuk ka të bëjë votimin në parlament me personin. Ka të bëjë me faktin se siç e kanë shkruar çdo ekspertë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i pazbatueshëm. GJK nuk e ka as detyrën dhe as të drejtën që ti thotë parlamentit si duhet të votojë për një rast apo një tjetër, sepse parlamenti është sovran. Nuk funksionon kështu, është e qartë. GJK e kishte aty çështjen bëri një gjykim në themel dhe nuk dha vendim për heqjen e mandatit, nëse do kishte dhënë do ishte e padiskutueshme. Nuk e pengonte askush, gjithë ky konfizion ishte mes opozitave që çuan dy kërkesa të mbivendosura mbi njëra-tjetrën për të treguar se kush është i vërteti. Ata janë në luftë kush është i vërteti, kush është i gënjeshtri./ZËRI

1 VITE ME PARE

Deklaratat e Metës/ Rama: SPAK të vazhdojë drejtë!

Sulmi i 'Rai3', Rama: U sulmua Shqipëria, ndryshe s'do kisha
Ilir Meta dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të komentojë deklaratat e fundit të bëra nga ish-aleati i tij në qeveri, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta! Rama tha se nuk ka komentuar kurrë personat që kanë një çështje të hapur me drejtësinë apo që kanë frikë nga drejtësia, ndërsa shtoi se Prokuroria e Posaçme duhet të vazhdojë drejt në punën e saj. Kreu i ekzekutivit tha se SPAK ka mbështetjen e plotë të mazhorancës pavarësisht rezervave që në disa raste mund të ketë ndaj tij. Deklaratën ë bëri i ftuar në "Report Tv". 

Edi Rama: S’kam bërë asnjë koment për dikë që ka një çështje të hapur me SPAK apo ndjen se SPAK mund ti hapë një çështje sepse pastaj do të krijonim kushtet që konfuzioni i krijuar nga këta njerëz që nuk e fshijnë dot të kaluarën të tyre do të ishte shumë i madh dhe i dëmshëm. Nuk di të bëj asnjë koment. Di të them vetëm se shqiptarët e kanë treguar se kanë instikt politik dhe e dinë se kush e ka përgjegjësinë dhe se kujt po i bien në qafë kot. Unë mund të them që SPAK të vazhdojë drejt. Ka gjithë mbështetjen time pa kushte dhe se çfarë rezervash mund të kemi ne, këto janë legjitime por nuk janë arsye që ne të bëjnë akuza në publike. SPAK është një bebe në raport me historinë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Akuzat për vallanë/ Rama: Të përballet me drejtësinë si gjithë të tjerët

Sulmi i 'Rai3', Rama: U sulmua Shqipëria, ndryshe s'do kisha
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të komentojë akuzat e bëra nga opozita ndaj vëllait të tij, Olsi Rama si pjesë e grupit kriminal që lidhet me kokainën e kapur në Xibrakë. Rama tha se vëllai i tij ka kapacitetin për tu përpballur vetë me drejtësinë dhe se çështja ndaj tij, i takon Prokurorisë së Posaçme. Deklaratën e bëri i ftuar në "Report Tv". 

Edi Rama: Sepse nuk është një çështje personale dhe nuk kam reaguar për çështjen e tim vëllai dhe këtu në Shqipëri. Vëllai ka gjithë kapacitetin që të përballet si gjithë të tjerë. Është një çështje që i takon SPAK të vendosë se kush është fajtori në këtë. Natyrisht aty ka një pjesë tjetër që lidhet me mua dhe për atë pjesë është padia numër 22 e imja për këta shqiptarë që janë mbartës të atij mallkimi që ka Shqipëria që nga 1912, që kanë qenë armiqtë më të mëdhenjë për një progres në Shqipëri./ZËRI

1 VITE ME PARE

Reportazhi i RAI/ Rama ZBARDH telefonatën me drejtorin e televizionit! Ja pse sulmohet Agaçi

Sulmi i 'Rai3', Rama: U sulmua Shqipëria, ndryshe s'do kisha
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish këtë të mërkurë reportazhin e medias shtetërore italiane Rai 3, i cili akuzonte, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçin si njeriun kyç në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, ndërsa shtonte se dikur ka qenë avokat i trafikantëve. Rama tha se ky ishte një sulm ndaj Shqipërisë, ndërsa sipas tij, por përdoret për të sulmuar qeverinë italiane pasi zgjedhjet lokale janë afër në vendin fqinj. Ndër të tjera kreu i qeverisë zbardhi dhe telefonatën që ka pasur me drejtorin e Rai, por nuk dha më shumë detaje. Deklaratën e bëri i ftuar në "Report Tv". 

Edi Rama: Nga Shqipëria është eksportuar dhe importuar ai produkt, i cili ishte një produkt që ishte si një produkt i nxjerrë nga magazinat e errëta të kohës jo të lavdishme italiane që sa herë fliste për shqiptarët fliste për trafikantë, hajdutë, prostituta dhe për Shqipërinë si atdhe i krimit. Është thjeshtë një reagim në funksion të vërtetës mes shumë gënjeshtrash që u thanë aty, u tha një gënjeshtër shumë e madhe që viktimat e atij agresioni, ishte Sekretari i Këshillit të Ministrave kishte refuzuar të jepte përgjigjie, e kundërta ishte e vërtetë. Përgjigjet i kanë marrë me shkrim dhe kulmi është se pasi e thonë këtë gënjeshtër në emision shfaqen dhe këtu në një kanal ujërash të zeza dhe vazhdojnë duke u thënë shqiptarëvee se sa fatkeqësi e madhe që as përgjigje nuk kthejnë.

Pyetje: Shikoni një sulm ndaj jush, qeverisë italiane apo Shqipërisë?

Edi Rama: Unë jam mësuar me sulme dhe nuk më bëjnë përshtypje si sulme dher nuk më prekin, por në këtë rast kur sulmohet Shqipëria, kur Shqipëria iu paraqitet të huajve në një dritë tillë unë revoltohem. Nëse do të kishte qenë për mua nuk do të kisha reaguar. Siç nuk reagova kur në atë shkrim ishte përfshirë familja ime. Por kur sulmohet Shqipëria është e pamundure që unë të mos reagoj. Nëse ka një gjë që për mu është e dorës së parë është krenaria e Shqipërisë. Çdo përpjekje për të na ulur kokën në mënyrë të padrejtë patjetër që do të marrë përgjhigje.

Pyetje: Ju keni komunikuar me drejtorin e Rai, mund të zbulojnë ndonjë detaj?

Edi Rama: Unë natyrisht nuk kisha se më kë komunikoja tjetër, nuk komunikova me drejtorin për të iu ankuar, por për ti bërë me dije se një skandal i madh etik ka ndodhur pasi përmes eklranit të shjërbimit publik italian u është përcjellur një gënjeshtër e pafalshme për burimin e informacionit. Kan ëpasur në dorë përgjhigjet e dhëna dhe nuk kanë publikuar asnjë nga ato, e vetmja gjë ka qenë kjo dhe asgjë tjetër.

Pyetje: Pse Agaçi është vënë në shënjestër

Edi Rama: Sulmi nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do bëhej fjalë për një barrikadim mes të majtës dhe djathtes në prag të zgjedhjes dhe paktin mes Shqipëqrisë dhe Italisë për emigrantët. Është një goditje për qeverinë italiane. Për ta futur Shqipërinë si dëm kolateral, që shiko me kë kanë bashkëpunuar këta./ZËRI

Poll

MOS HUMB