Politikë

'Sterilizimi'/ Ilir Beqaj paraqitet në SPAK: Duam që gjyqtari të veprojë me shpejtësi

Ai u paraqit në SPAK, rreth orës 15:30.

E.K
'Sterilizimi'/ Ilir Beqaj paraqitet në SPAK: Duam që
Ilir Beqaj

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka mbërritur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai u paraqit në SPAK, rreth orës 15:30. Në një prononcim për mediat, ish-ministri tha se SPAK ka krijuar pengesa artificiale për të marrë dosjen voluminoze në ngarkim të tij që avokatët të njihen me të.

“Që në dhjetor, pas seancës së parë, kemi konstatuar që dosja është voluminoze. Kemi kërkuar që të ishim përgatitur. Kërkesa na u pranua, por SPAK na ka krijuar pengesa artificiale për të marrë dosjen. Prokurorët kanë pranuar që mund ta kemi, duam që gjyqtari të veprojë me shpejtësi”.

Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej një viti. Beqaj është i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up. Këto 2 çështje janë duke u hetuar nga 3 prokurorë. Koncensionin e sterilizimit po e hetojnë prokurorët Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi, ndërsa atë të Chek Up po e heton prokurorja Elida Kaçkini./ZËRI

Poll

MOS HUMB